Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 40-vjeçar nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale Xh.V., të cilit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 kubikë të kultivuar me fara narkotike, si edhe fidanë me “cannabis-sattiva”.
Në kuadër të operacionit të koduar “Lugina” dhe në sajë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, forcat policore konstatuan se i ndaluari përdorte një objekt të përshtatur si banesë në luginën “Përroi i Dorëzit”, për të ushtruar veprimtarinë e kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.