• |
ide | kryesore

Tërmeti lëkund jugun e vendit

Lajme, Të fundit


Jugu i vendit është tronditur pasditen e sotme prej një tërmeti.Lëkundjet janë ndjerë në zonën e Memaliajt dhe paraprakisht mësohet se ka qenë  me magnitudë 3.5 ballë i shkallës rihter.

Tërmeti ka rënë 16 km në veri-perëndim të Memaliajt dhe 28 km në lindje të Vlorës. Ndërkohë nuk ka informacione nëse mund të ketë shkaktuar dëme materiale apo lëndime në njerëz.

Kujtojmë se lëkunduje të tilla në vend gjatë këtij viti kanë qenë të shpeshta, të cilat kanë pasur kryesisht si epiqendër zonën Jug-Lindore të vendit. Në zonën e Korçës tërmeti ka shkaktuar herë pas here edhe dëme materiale.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *