• |
ide | kryesore

Trafiku i drogës në Itali, arrestohen tre shqiptarë, mes tyre edhe një grua

Arkiva, Lajme, Të fundit
Goditet organizata kriminale e trafikut të drogës në Itali, mes 8 të arrestuarve ka edhe shqiptarë



Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë, në kuadër të një operacioni ku u sekuestruan 2 kilogramë kokainë dhe 68 mijë euro. Mediat fqinje shkruajnë se të arrestuārit janë një djalë 24-vjeç, me origjinë shqiptare dhe nëna e tij, me banim në Gualdo Tadino, si dhe një 31-vjeçar shqiptar.

Hetimi për ekzistencën e një grupi të trāfikimit të drōgës nisi pas arrestimit të një 21-vjeçari, i cili ishte prāngosur disa ditë më parë në shoqërinë e një bashkatdhetari tjetër. 24-vjeçari u ndalua, pas vëzhgimit për rreth dy ditë dhe u vu re se ai komunikoi me një tjetër person, që nuk ishte i zonës dhe e ftoi atë ta ndiqte.

Të dy personat e dyshimtë u ndoqën derisa arritën para një shtëpie në qendër të Gualdo Tadino, ku një djalë u afrua me një zarf në dorë. Ata u futën në banesë dhe në këtë moment policia ndërhyri. Ata tentuan arrātisjen, por u neutralizuan menjëherë.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti dhe sekuestroi dy kilogramë kokainë dhe 68 mijë euro në dhomën e nënës. Të tre u arrestuan për mbajtje dhe trāfikim të drogës dhe u shoqëruan në burgun e “Capanne”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *