Një 28-vjeçare shtatzënë e infektuar me koronavirus, ka sjellë në jetë foshnjën e saj. Nëna e re është dërguar më pas sërish te spitali “Shefqet Ndroqi” për të vijuar luftën me virusin. E reja ka lindur te materniteti “Koço Glozheni” dhe foshnja e saj, e cila ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore është marrë nga familjarët.
Ndërkohë sipas informacioneve rezulton se 28-vjeçarja, që vijon kurimin në spitalin Covid2, ndodhet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.