• |
ide | kryesore

Ndryshojnë çmimet e karburanteve në Shqipëri

-Instant, Lajme, Të fundit
Çmimet e karburanteve, karburant, naftë


Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Nga sot, nafta do të tregtohet me pakicë do të jetë jo më shumë se 223 lekë/litri. Krahasuar me çmimin e vjetër shtohet me 7 lekë për litër. Benzina do shitet me 194 lekë për litër. Ndërkohë gazi tregtohet me 78 lekë për litër.

Çmimet e vendosura janë :

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 223 lekë/litri. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 211 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 194 lekë/litri. Ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Lexo të ngjashme: Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 24 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


4 Comments

  1. Mos i gezofshin lekët vampirët hajdutët që kemi në qeveri!
    Në të njëjtën periudhë që kursi i dollarit është rritur me 2% (nga 117 në 120 lek) çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka rënë me 8% (nga 86 USD në 79 USD për fuci). Kuptohet fare lehtë që bordi i transparencës është në fakt Bordi i HAJDUTEVE të ligjëruar nga kryeministri Rama.
    Turp!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *