• |
ide | kryesore

Pete Davidson në një romancë të re dashurie me aktoren

Paparazzi


Pete Davidson thuhet se po takohet me  aktoren e “Outer Banks” Madelyn Cline vetëm një muaj pas ndarjes së tij me Chase Sui Wonders.

“Pete dhe Madelyn janë duke u takuar,” tha një burim i brendshëm për Us Weekly. “Ata e kaluan natën së bashku në hotelin Beverly Hills dhe të nesërmen hëngrën mëngjes së bashku”, shtoi burimi. “Ata po përpiqeshin të mos binin në sy duke veshur kapele bejsbolli.”

Romanca vjen vetëm një muaj pasi Page Six konfirmoi se komediani ishte ndarë me Chase Sui Wonders pas gati një viti lidhjeje. “Ai është përsëri beqar”, tha një burim i brendshëm për People në atë kohë.

Aktorët e “Bodies Bodies Bodies” filluan të takoheshin në dhjetor pas romancës së tijme Emily Ratajkowski dhe Kim Kardashian. Ndërkohë, Cline ka qenë e lidhur  me Jackson Guthy që nga qershori 2022, por dyshja nxitën aludimet se ishin ndarë në korrik 2023 pasi aktorja e hoqi nga miqtë në mediat sociale. Para romancës së saj me këngëtarin e “Giants”,ajo shte me Chase Stokes për më shumë se një vit.

Ngjashëm me Davidson,Madelyn  preferon ta mbajë jetën e saj personale larg syrit të publikut, duke thënë më parë për “Today” se ajo mendon se marrëdhëniet janë “më të veçanta” kur  mbahen private. “Disa njerëz mund të diskutojnë jetën e tyre personale – unë nuk mundem,” tha ajo në shkurt. “Nëse jepni gjithçka, si p.sh., 100 për qind të energjisë tuaj, ku është pjesa tjetër për veten tuaj? “Kam kuptuar se ka pjesë të jetës sime që vetëm une dhe një person tjetër mund t’i di. Unë e preferoj kështu.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *