• |
ide | kryesore

3.7 mln € për Lefter Kokën/ Mirel Mërtiri: SPAK ka falsifikuar dokumentet

Arkiva, Lajme, Të fundit
mirel


Mirel Mërtiri tha sonte në emisionin “Çim Peka LIVE” se ka një arsye pse ka heshtur deri më tani.

“Unë jam një person që besoj te drejtësia dhe kjo është arsyeja pse nuk kam dalë në media të bëj deklarata dhe akuza të pavërteta. Kam 3 vjet që SPAK të bëjë drejtësi dhe të paktën për interesin publik, të dalë e vërteta, pasi investimet janë kryer të plota, veprat janë aty dhe askush nuk ka dalë prej SPAK-ut të thotë këto të vërteta, por ka krijuar vetëm situata, mashtrime nga fillimi deri në fund të kësaj dosje.

Pasi pritëm gjykatat dhe pritëm se çfarë do vendoste gjykata, duke e ditur se dosja ishte e kontaminuar, pra që provat janë të gjitha të manipuluara, i jam drejtuar SPAK-ut, më saktë në fillim Ministrisë së Drejtësisë dhe më pas kryetarit të SPAK, Altin Dumani që të më jepet mundësia të jap deklarimet e mia për dosjen e inceneratorëve. Përgjigjet qesharake do i lexoni aty. I jam drejtuar për të gjitha dosjet apo veprimet hetimore që po kryhen për impiantet e mbetjeve” – tha Mërtiri.

Ai u pyet se a kanë kaluar 3.7 milionë euro në llogaritë e kompanisë së Lefter Kokës nga inceneratori i Elbasanit. Mërtiri e mohoi duke thënë se dokumentet janë falsifikuar nga SPAK.

“Unë ua thashë që ato lekë nuk kanë kaluar te kompanitë e Lefter Kokës. SPAK i ka falsifikuar dokumentet dhe vlerat në të cilat këto kontrata janë zhvilluar” – tha Mirel Mërtiri.


3 Comments

  1. Pse Argita është zgjedhje ideale. Është zgjedhje ideale sepse ajo është kisha e radhës që mund ti besojnë sepse është brenda berishizmit. Gjithashtu ajo është e vetmja që mund të mbledhë borxhet e doktorit”

    1. O prostitute mavi, e hengre racionin e byreqeve dhe erdhe te hash mut? Shko te Mero Corapja se atje e ke kuzhinen e patronazhisteve dhe kalni ne ekstaze , orgjie komunistesh te rilindur.

      Berisha plak, dhe po ja heq petet lakrorit te Kapsit dhe kesaj qeverie narkos, avazh avazh, cdo dite e nga pak. Ti do jetosh e do vdesesh sufllaqexhi e patronazhist se Berisha e ka ngrene livadhin e vet si me i miri.

  2. O Mertir, asgje ne komunikim nuk the, dridh e dridh, rreshqit e rreshqit, paret, paret ku e sa keni vjedhur e me ke, e kerkund nuk del.ASPAKU, eshte e vertete se ben diferencime, mbulime, tek tuk alibi ne mbrojtje te pushtetareve, por vjedhejet tuaja jane aqe te shkoqura, ne letra te firmosura nga ju e ato qe keni korruptuar, sa qe per tu mbrojtur kerko ti beshe fallco.Si nuk na the nje pushtetar a politikan me emer me qe i kishe miq e shoke, por kjo te conte ne dyshime se ke bashkepunuar me to ne ndarien e thelave qe vidhni e keni vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *