• |
ide | kryesore

“Ku shkuan paratë e inceneratorëve?”/ Mirel Mërtiri del në TV, por u shmanget pyetjeve

Arkiva, Lajme, Të fundit
mirel



Mirel Mërtiri doli në TV, por iu shmang vazhdimisht pyetjeve direkte të Çim Pekës dhe të ftuarve Belind Këlliçi dhe Enton Abilekaj. I pyetur direkt se ku kanë shkuar paratë e inceneratorëve, Mërtiri tha se janë investuar më shumë se sa parashikonte kontrata. 

“Më bëre një pyetje që kërkon gjashtë përgjigje. Impianti i përpunimit të mbetjeve në Elbasan, nga shoqëria janë investuar 22.6 milionë euro. Këto i gjen nga ekspertë vlerësues të SPAK. Kalojmë te impianti i përpunimit të mbetjeve në Fier.

Ka një raport vlerësimi tekniko-ekonomik, i kërkuar gjatë gjykimit të çështjes, ku thuhet: në impiantin e përpunimit të mbetjeve në Fier, vlera sipas kontratës në euro 32 milionë euro. Vlera sipas realizimit në euro, 35 milionë euro. Më tepër investime të kryera sesa lekë të marra” – tha Mërtiri.

I pyetur për inceneratorin e Tiranës, Mërtiri tha: “Ne po flasim për çështje që janë në hetim. SPAK më akuzon jo si pronar, por si pronar de facto të inceneratorit të Tiranës. A e dini ju se në legjislacionin shqiptar, çfarë është fjala pronar de facto?”

I pyetur se kush e ka firmosur kontratën e tij si përfaqësues i kompanisë Geogenix, ai refuzoi të përgjigjej me emra konkretë. “Nuk do përmendim emra sonte, por më duket se ju po e kërkoni sot me ngulm. Unë nuk dal dot nga vetja” – u shmang Mirel Mërtiri.

/lapsi.al



15 Comments

    1. Qimi u mburr shumë për intervistën me Mërtirin.
      Por Qimi bërë autogol.
      Dhe Mërtiri ja nguli një gol tjetër Qimit.
      Pra Qimi vs Mërtiri 0 : 2 .

  1. Ka qene gjithmone shkerdhat, ishte i Ahmetaj derisa bleu nje kompani interneti dhe riciklonte leket e korrupsionit te Ahmetaj edhe atehere kur ishte ne opozite

  2. Ajo qe u mesua eshte sulmi qe po pregatitet nga media boliniste kunder prokurorit qe u paska prishur pune me termin “faktik”. Thote Mertiri se ka te dhena nga Tims qe ka kaluar me kriminele. Imagjino se cbehet. Po mire nese i kishte ose i ka keto te dhena ti bente publike. Apo ia ka dhene Taulanti ditet e fundit.

  3. O i pa EMER, nese kishe sy e veshe ne ate emisio, Mertirit iu permenden te gjitha horrleqet e tija ne bashkepunim me qeverine, Ramen, e Veline. Mos jep rezultat patronazhisti, por realisti, ne se do te tregohesh objektiv.Hajdutit te incerenatoreve,e co, i dihet tashme koka, beli e kembet, por skemi ASPAKUN QE te coje ne vend drejtesine, por merret me periferite.

  4. Z. Peka beri humbi sepse e kishte nenvleftesuar dhe paragjykuar kundershtarin. Nuk mundi ne asnje rast ta zinte ngushte Z. Mertiri.
    Pavarsisht komenteve te tij, Z. Peka per degjuesit ai duhet te kete parasysh dy fakte:
    – Se pari pse SPAK paska vepruar drejt me Z. Mertiri dhe vepron gabim me z. Berisha? Ceshtja e Klubit Paritzani, 3 vjet ne hetim, Z. Berisha asnjehere i pyetur, por kerkese per arrestim. Po ashtu z. Mertiri, 3 vjet nen hetim, asnjehere i pyetur. I njejti SPAK eshte.
    -Se dyti, si profesionist qe eshte ai ben pyetjet. Pergjigjet i jep i intervistuari. Nuk mund te japesh vete pergjigje te pyetjes qe i ben te intervistuarit.
    I gjithe paneli ishte i pa pregatitur dhe pyetjet aspak profesionale, pa linje llogjike dhe beri gabimin e madh te gjykonte mbi opinione, prandaj dhe deshtoi. Nuk e di nese Z. Mertiri ka shkelur apo jo ligjin, por pergjigjet e tij kishin te qarta, korrekte dhe sfiduese dhe ishte mbi nivelin e panelit.
    Ai tha nje te vertete qe paneli e kaloi pa komente, NUK MUND TE ARRESTOSH NJE PERSON NEN HETIM QE NUK PERBEN RREZIK PER SHOQERINE DHE TE PRISHTE PROVAT.
    Me ate qe u pa duket se ai eshte ne pozita te forta para nje drejtesie te pavarur.
    Kjo eshte e verteta e nderuar Redaksi e LAPSIT.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      O kar po kur e pyetnin se a njihesh me engjëll Agaçin apo ndonjë person tjetër të lidhur me inceneratorët pse nuk thoshte ose PO ose JO, por përdridhej si kurvë?!

  5. Ajo qe ve re eshte fakti se ketu flasin si tifoze, njeri e shan e tjetri e mban (dmth e mbron). Kam pershtypjen qe asnjeri nuk po e kupton qe mirel mertiri eshte nje hajdut ordiner qe ju dha rasti te beje disa miliona euro te vockla per vete. Problemi qe njerezit duhet te shtrojne eshte:
    – Milionat e medha te Eurove ku shkuan ????
    – A mos valle ky hajdut ordiner paska qene me i zoti se ata qe “ruajne buxhetin e shtetit”, qe ne fakt e rruajne ????

    Ajo qe kuptohet fare qarte, e qe SPAK e ka akoma me te qarte eshte se: mireli &co jane aksesore qe dihen e njihen, Ustallaret e vertete jane lart, pra ky eshte nje krim i rende shteteror, krim te cilin nuk mund te bejne disa hajdute ordinere.

    Kjo do te jete nder Çeshtjet me te medha, qe nese SPAK e zgjidh me themel dhe çon ne banken e te akuzuarve hajdutet e vertete atehere do te quhet vertete SPAK, ne rast se vazhdojne me cironkat dhe ordineret me mire te ndryshojne emer e te quhet S-KAP

    1. Mirel Mërtiri më dukej si një idiot që e kanë përdorur rama veliaj etj, biles edhe dalja te syri mund të ishte presion ndaj tyre

  6. Ky fut te vlera e inceneratoreve faturat fallco dhe konsulencat milioneshe qe kane bere me vetveten. Vjedhje e trashe fare. Nderkohe qe inceneratori jo nuk punon, po as nuk ekziston

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *