• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Ministri i Financave hesht pas daljes nga SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
ministri



Ministri i Financave, Ervin Mete u paraqit këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ai qëndroi brenda rreth 1 orë e 30 minuta, por në dalje nuk ka bërë asnjë deklaratë pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve. Mediat raportojnë se Mete është pyetur në lidhje me hetimet që po kryhen për dosjen e inceneratorëve në cilësinë e personit që ka dijeni.

Mësohet se Mete është marrë në pyetje për periudhën kur mbante postin e zv.ministrit të Ekonomisë dhe Financave, ministri që asokohe drejtohej nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Sipas të njëjtave burime, Mete është pyetur konkretisht për rolin dhe ndikimin që mund të ketë pasur Arben Ahmetaj në përcaktimin e fituesve për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.

Një ditë më parë u paraqit në SPAK, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Edhe ai u mor në pyetje për më shumë se 2 orë për marrëdhënien që ka pasur me biznesmenin e inceneratorëve Klodian Zoto. Sipas SPAK, dyshohet se Mirel Mërtiri me Klodian Zoton, falë ndërhyrjes së Arben Ahmetaj, arritën të përfitojnë një tender për matësat e ujit me vlerë 3.3 milionë euro në 11 shkurt të vitit 2013 në Korçë. Ahmetaj është në arrati që prej qershorit 2023.

Në 24 korrik të atij viti u shpall në kërkim ndërkombëtar nën akuzat për deklarim të rremë të pasurisë, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore në 6 raste dhe pastrim parash. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *