• |
ide | kryesore

BIRN: Qeveria ngre agjenci për mbetjet pa zgjidhur ende kolapsin me inceneratorët

Arkiva, Lajme, Të fundit
mbetjeve



Këshilli i Ministrave vendosi të mërkurën të ngrejë Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve – një strukturë në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me funksion koordinues dhe monitorues në menaxhimin e integruar të mbetjeve përmes ekonomisë qarkulluese, që synon nxitjen e ndarjes në burim dhe riciklimin.

Ngritja e Agjencisë duket se shënon një pikë kthese në strategjinë 10-vjeçare të qeverisë për menaxhimin e mbetjeve përmes kontratave prej qindra milionë eurosh për ndërtim inceneratorësh, të cilat po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme.

Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike i tha BIRN se ngritja e Agjencisë duket se lidhet me fondet e donatorëve gjermanë për ngritjen e disa landfilleve rajonale, me synim riciklimin e mbetjeve urbane.

“Shpresoj që të mos ketë lidhje me inceneratorët” – tha Tabaku, ndërsa shtoi se qeveria duhet të sqarojë gjithashtu se ku shkuan paratë publike që u përdorën për inceneratorët, të cilët nuk janë në punë ose nuk janë ngritur fare si në rastin e Tiranës.

“Krijimi i kësaj agjencie tregon pikërisht këtë; që inceneratorët për të cilët u angazhuan 430 milionë euro dhe janë paguar 160 milionë për 3 inceneratorë që nuk funksiojnë, tashmë janë duke e ndryshuar në një drejtim tjetër,” shtoi Tabaku.

Pas shpërthimit të aferës së inceneratorëve dhe dënimeve ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetit socialist, Alqi Bllako dhe dhjetra zyrtarëve të tjerë, qeveria ka bërë pingpong me autoritetin përgjegjës për menaxhimin e infrastrukturës së mbetjeve.

Në nëntor të vitit të kaluar, kjo përgjegjësi iu hoq Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve, e cila mbikëqyrte gjithashtu kontratat koncesionare të inceneratorëve. Për ekspertët e mjedisit, ngritja e kësaj agjencie i shërben menaxhimit të fondeve të huaja që jepen për këtë qëllim, pa i dhënë zgjidhje menaxhimit të mbetjeve dhe pyetjes se çdo të ndodhë me inceneratorët që nuk punojnë.

Ornela Çuçi, eksperte e mjedisit dhe ish-zv.ministre përgjegjëse për këtë sektor i tha BIRN se krijimi i agjencisë, siç është formuluar në VKM, nuk e zgjidh problemin e menaxhimit të mbetjeve. Ajo shpjegoi se sektori i mbetjeve funksionon përmes 5 hallkave, të cilat ende nuk kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën; sistemi i politikave, krijimi i standardeve që lidhet me strategjitë, masterplani, infrastruktura, funksionimi dhe monitorimi.

“Nuk ka një entitet qendror për të menaxhuar situatën e mbetjeve nga A te ZH dhe bëhet një agjenci për të mentoruar disa projekte” – tha Çuçi për BIRN. “I gjithë sistemi është në prag kolapsi” – shtoi ajo, ndërsa ngriti pyetjen se është ende e paqartë se kush do t’i menaxhojë objektet fundore të menaxhimit të mbetjeve, të cilat njihen si objekte të rëndësisë kombëtare bazuar në masterplanin kombëtar.

Edhe eksperti i mjedisit, Rodion Gjoka, i tha BIRN se duket se ngritja e agjencisë ka të bëjë me ndonjë kërkesë nga programe donatorësh që merr mbështetje financiare ministria e Mjedisit. “Bën këto manovra për të justifikuar paratë,” tha ai, duke e konsideruar menaxhimin e mbetjeve një çështje të pazgjidhur. /Marrë nga Reporter.al



5 Comments

  1. Dhe e bëjnë tradhtinë hapur. Nëse Berisha është i pozicionuar më shumë serbo-rus, Meta është i pozicionuar shumë egër dhe pro shovinizmit grek. Në këtë kuadër ai i dha nënshtetësinë shqiptare Janullatosit. Ai përfiton dhe ka përfituar para prej Janullatosit dhe qarqeve shoviniste greke. Ai dhe sekretarin e Përgjithshëm të partisë së vet bëri personin që gruan e kishte sekretare të përgjithshme të Janullatosit. Vajti në Greqi hapur si ish-president, i shiti interesat kombëtare dhe nuk e përmendi çështjen çame.

  2. Kryevjedhje pas KRYEVJEDHJE pas KRYEVJEDHJE pas KRYEVJEDHJE nuk kane fund Samite per Simite gjithmone kryefjala eshte KRYEVJEDHJE !

    PER SHKRUESIN LART KAM NJE PYETJE?
    MIRE KETO LART JANE AGJENDE SIPAS TEJE PO KRYEHAJDUTI RAMA SORROS AGJENTI I KUJT ESHTE QE E SHITI SHQIPERINE TEK ARABET SORROS KA DHE SHUME EMRA TE TJERE !!
    SHIT NGA DETI SHIT NGA TOKA SHIT UJERAT CFARE NUK KA SHITUR KY. KRIMINEL. AGJEND GLOBAL QE SHQIPTARET. TA COJNE. NE TE SEMES !

    PER INTERESAT E SURRELI KRYEHAJDUTI BANDIT DHE KRYEPLEHRE NJE GJE DIN MIRE

    TE VJEDHI. DHE TE RRJEPE “VENDIN E TIJ “

  3. O s‘ka popull kan ngelur do byth lëpirës që shiten për 50 lek se ky derrrrrrrr së bashku me rilinfasit që i shkojnë pas meritojnë pëlumbin në ball

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *