• |
ide | kryesore

Rrëshqitje e Taulant Ballës, rikthen tek “inceneratori” njeriun e dy Klodëve

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kur ke thënë “incenerator” në rrethin e ngushtë të kupolës së socialistëve zëre se ke thënë “burg”. Prandaj kush ka të bëjë, qoftë edhe kalimthi me këtë punë e mat mirë… firmën. Siç ka bërë sot Taulant Balla që ka marrë dy vendime njëri pas tjetrit për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara.

Shkak është bërë e kaluara e drejtorit të parë, Ferdinand Tarazhi. Nuk dihet se kush ia rekomandoi Taulant Ballës emrin e Tarazhit, por pasi mori vendimin e pa veten të implikuar në aferën më të madhe të korrupsionit të këtyre 30 viteve të fundit, atë të inceneratorëve.

Sepse Ferdinand Tarazhi kishte punuar më parë si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, që është kompania që menaxhoi para sekuestrimit inceneratorin e Tiranës.

Pra, Tarazhi ishte drejtor i inceneratorit para sekuestrimit të urdhëruar nga SPAK. Pas sekuestrimit, Taulant Balla e emëroi si drejtor të Agjencisë që menaxhon inceneratorin. Nga selia e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi nuk la t’i ikte ky rast dhe denoncoi menjëherë në konferencë.

“Në qershor të vitit 2023, ky personazh punësohet si Drejtor i Shërbimeve Operacionale në landfillin e Sharrës nga Integrated Energy BV SPV, si njeriu i besuar i baxhanakut të Mirel Mërtirit, Mark Jaka për të vazhduar biznesin fitimprurës të dherave” u shpreh Këlliçi.

Sipas Këlliçit, pas këtij vendimi qëndron Erjon Veliaj, që siç u shpreh ai “nuk ka ndërmend të heq dorë nga biznesi i tij”.

Vendimin e Ballës, Këlliçi e interpretoi edhe si konfirmim të rrëfimit të Arben Ahmetajt që tha se Veliaj ishte pronari faktik i inceneratorit të Tiranës dhe ishte një mënyrë me të cilën kryebashkiaku do të vazhdonte të “siguronte transferimin e parave i pashqetësuar”.

Duket se Balla nuk e kishte llogaritur se do të bëhej pjesë e aferës së inceneratorëve, një çështje që ka ngrënë “kokat” e një ish-zv.kryeministri, një ministri, një deputeti dhe nuk dihet se ku do të përfundojë. Me urgjëncë ka shpërndarë lajmin se kishte bërë një emërim tjetër, duke u distancuar nga emri i parë.

“Ministri i Brendshëm ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë, z. Idriz Haxhiaj. Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së. Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil” thuhet në njoftimin e dytë që e ka eleminuar emrin e Tarazhit.

Reagimi i shpejtë i Ballës për një “patate të nxehtë” si ajo e inceneratorëve dëshmon se benefitet e pushtetit në Partinë Socialiste janë përmbysur. Tani, sa më pranë Ramës të jesh, aq më i kujdesshëm duhet të tregohesh pasi mund të përfundosh si mish për top në gojën e SPAK-ut, duke i dhuruar kryeministrit një shans tjetër për t’u mburrur mbi arritjet e reformës në drejtësi./Lapsi.al



10 Comments

  1. Në vendimin e ministrit Balla i cili më 12 shkurt 2024, ka firmosur duke komanduar në këtë post shtetasin Idriz Haxhiaj dhe jo shtetasin Tarazhani.

    Nuk dihet nëse Këlliçi ka patur një informacion të gabuar apo ka thënë qëllimisht një të pavërtet, ndërsa zyrtarisht kreu i kësaj agjencie është shtetasi Haxhiaj.Nje portHal si lapsi qe ben lajm te rreme me fjalet Kullicit te salihut.

  2. Ju te lapsit duhet te denoheni me burg perjete per kete fotografi me lart Si paraqitni

    KM dhe ministrin e tij prane nje landfili. C’oni te thoni me kete valle ?

    Mod doni te thoni se ata jane si…………..jo jo nuk ma ze goja ate fjale, vetem mendimi se

    keni dashur ate gje me rrenqeth dhe s’mund ta pranoj. Une nuk po ju denoncoj ne

    organet e reja te drejtesise se dale nga reforma dhe shpresoj se edhe te tjeret ta mbajne

    brenda tyre tundimin per denoncim me shpresen se nuk do ta perseritni me.

    1. Ëë, nuk paska më nga idjotat e Lapsit që të komentojnë.
      Se ku është Namuti?
      Po Vdekshi, ku është?
      Po k.ri po, ku është?
      Ilaçet, ku je?
      Ja po presim mos po del ai që ka qef bythën e Frrokut.
      O Shkullak, mos shkruaj më.
      Lapsin e kanë pushtuar patronazhistët.
      Le që s’kanë faj.
      Për këtë paguhen.
      Dhe po e bëjmë mirë punën e tyre.
      Pastaj gjejmë arsyen pse u humbën zgjedhjet.
      Ata kanë filluar fushatën për 2029, se për 2025 i quajnë të përfunduara.

  3. Nuk merremi me andikapate patronazhiste, mbajtes te oturakut Rames, Ne cdo koment tendin, vjen ere ndyresire.Duhesh vizituar e lare, se ju mbyti morri kuq.Idiot me shkolle sekti, kuptoje vetem nje here,, je ne sherbim te mafies, hajduteve, korruptueseve, batakcinjeve, horrave politike.Per keshille, vetem keto kuptoi, sikur, vetem nje here te veteme.Megjithate, po si mbarove ata vizita qe ti thashe ne fillim, po utorak do ngelesh.

  4. Në një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Kaçi theksoi dhe njëherë se qëllimi i saj ishte për të demaskuar zyrat shtetërore.

    Po ashtu Kaçi i është drejtuar dhe opinionit publik ditën e sotme, duke thënë se nuk duhet t’iu vijë keq për gojën e saj, por për pushtetin që po abuzon.Shpellkaret e salihut nuk merren me te pa vertetat e Kellicit por masturbohen me njeri tjetrin,por lapsi i ben jehone genjeshtres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *