• |
ide | kryesore

Taulant Balla e di kush është personi i paidentifikuar mes trafikantëve të “Xibrakës”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në dosjen e grupit të kokainës së Xibrakës, policia ka lënë pa identifikuar një person rreth 45 vjeç që sipas Gazment Bardhit është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Olsi Rama. Por sot, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla duke iu përgjigjur akuzave të Gazment Bardhit në parlament, la të kuptohet  se ai e di për kë person bëhet fjalë, megjithëse prokuroria në atë kohë nuk e identifikoi dot.

Balla i tha Bardhit që të pyes Sali Berishën poshtë ballkonit se kush është 45-vjeçari brun në dosjen e ‘Xibrakës’ që nuk është identifikuar, sepse ky 45-vjeçar është i lidhur me një deputet të Partisë Demokratike.

“Më vjen mirë që keni hapur arkivat e vjetra të baltë së SHQUP për t’iu shmangur debateve të brendshme edhe brenda vetë grupit tuaj parlamentar. Rikthimi në diskursin politik të parafolësit apo ndonjë folësi tjetër të foltores për një çështje që e kemi stërdebatuar me njëri tjetrin që nga janari 2015. Më 13 janar 2015 Policia e shtetit në bashkëveprim me prokurorinë kryen një operacion në Xibrakë, ku sipas asaj që është bërë publike është zbuluar laborator kokaine. Atë ditë pasdite, në PD në godinën e re të SHQUP, njëri prej folësve të PD u thirr me urgjencë, me urdhër të pronarit, jo të drejtorit të SHQUP, dhe deklaronte se fabrika e Xibrakës ishte e Taulant Ballës. Deputeti i PD i shkruan Berishës, pronari të SHQUP-it, i thotë që Balla është në Librazhd. S’ka problem i thotë doktori, duhet të dalë urgjentisht duhet ta fajësojmë një nga PS.

Ky diskutim vijon për disa minuta dhe del PD dhe akuzon Ramën, Ballën, Olsi Ramën dhe kush doli para. Jo ju që keni mbetur këtu, ata që kanë qenë këtu e dinë kush është ai bruni flokëshkurtër 45 vjeç. E di fare mirë ti. Shko pyet Saliun, shko sot poshtë ballkonit, dhe thuaj Sali kush është ai. E di Saliu, e ka thënë këtu në sallë kush është. Është i lidhur me një deputet të partisë tënde. Nëse ju keni besim, pse nuk keni durim ta hetojë edhe këtë çështje SPAK. Kreu i grupit të PD është detyrë shumë e rëndësishme. Shko bëj kallëzim, mos bëj njoftim. Bëje kallëzim. Për kallëzim të rremë shko në kokërr të burgut, shko bëj kallëzim. Sot në orën 6 shko thuaj Sali kush është ai 45-vjeçari ta thotë ai, ta thonë edhe shokët e rreshtit të fundit”, tha Balla.



10 Comments

  1. O tualet i librazhdit , ta ka thën Doktori që ditën e parë , nuk ka nevoj të pyetet sot ! U bë surrati jot të hedh teorira ! Po hë de pse nuk e thua ti meqë e di , pse nuk e tha prokuroria , apo nuk kishte kohë se do dekonspirohej operacioni dhe do përcillej ai Xhixha . Atë e tha troç timsi , në baz të timsit ja identifikuam dhe ne qytetarët e thjesht turiçkat olsi ramës !

  2. o Balle ti shif ato policat qe punojm me krimin dhe dekospirojn operacionet e SPAK. Ate bej ti se me keto merren te tjer.

  3. Ahaha ça diversioni! Dmth hidh tym, vetem te nderrohet objektivi! Foton e Olsi Rames si mafioz i kokaines ne Xibrake e ka policia e Hanover ne arkiva! Ai e kishte dashnore Ornelen dhe vetem ai mund te ishte aq me kellqe sa te detyronte prokuroret mos ta identifikonin! Tao Yaris qe i vinin leket e droges nga Belgjika eshte trafikant droge per vete, s’mund te flasesh ti o fshatar Librazhdi..

  4. Kur ky kulishi qe leh dhe nuk te ha pse nuk ia thote emrin kur e ditka?,,,Ditka?,,,? Te pakten Bardhi e deklaroi emrin e vellaut te mavijes Edvin! E dyta po ky kulishi ku e di se eshte nje tjeter dhe nuk qenka Olsi,? Sigurisht eshte pjese e mafjes ,sepse ka halle se e zhdukin nqs e thote! E shikon sa trim eshte ky palaco qe e beri motra e vet politikan te rangut te larte! Fol Tao-Tao mos u tut!, sepse shpeton edhe pardonin tend te mavijosur nga flliqesirat qe po ben!

  5. Ne një nga dokumentat e prokurorisë flitet për nje Person treçerek te identifikuar , i cili eshte rreth 47 vjec dhe me floke te shkurter . ( Ndërkohë nga verifikimet e bëra , ne Shqipëri dhe ne shtetet për rreth , ne atë vit jetonin dyqind e tridhjete e katër mije qytetare te moshe 47 vjecare dhe dy miljon e katerqint mije të tjere me floke te shkurter.E di dhe salihu,por nuk ka bythe ta thote sepse Klani i Trustit te Geshtenjave i ja pret koken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *