• |
ide | kryesore

Balla del bllof me ekstradimet/ Bruno Çobo: Erdha me dëshirë nga Dubai!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ditën e martë, Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet e ekstradimit nga Dubai të një personi të akuzuar për mashtrim me call center, duke shpallur edhe fillimin e një epoke të re në raport me ekstradimet me Emiratet e Bashkuara. Sipas Ballës, ekstradimi i Bruno Çobos ishte një “ekstradim i thjeshtuar”, një procedurë e re që do të vihej në zbatim.

“Me ekstradimin e thjeshtuar përmes deportimit, të realizuar sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe është hapur një faqe e re e bashkëpunimit, me këtë vend mik dhe partner, në luftën kundër pandëshkueshmërisë”, shkruajti Balla duke dhënë të kuptohet se sapo kishte arritur një sukses të dikasterit që drejton.

Por fabula që sajoi Taulant Balla nuk ka zgjatur më shumë se 24 orë.

Bruno Çobo doli këtë të enjte para Gjykatës së Posaçme, ku i komunikuam masën e arrestit në burg që ishte marrë në mungesë, sa i takon përfshirjes së tij në rrjetin kriminal të mashtrimeve me vlerë 4.7 milion euro ndaj shtetasve italianë.

Në sallën e gjyqit, Çobo jo vetëm që hodhi poshtë deklarimet e ministrit të Brendshëm Taulant Balla që tha se ishte ekstraduar përmes procedurës së thjeshtuar, por që ka udhëtuar i vetëm me vendimin për t’u vetëdorëzuar.

“Erdha me këmbët e mia në Shqipëri. Nuk më ka shoqëruar asnjë autoritet i Emirateve apo Dubait. Erdha në Rinas dhe në pikën e kalimit, iu komunikova se kush jam dhe cili ishte qëllimi i ardhjes time. U njoftuan shërbimet dhe më shoqëruan. Madje më ngjitën në avion edhe njëherë”, ka thënë ai.

Rezulton se Bruno Çobo i ka dërguar nëpërmjet postës Zyrës së Interpol Tirana një kërkesë ku i kërkon që të vetëdorëzohet e t’i krijohen kushtet për tu kthyer në Shqipëri. Tashmë i takon gjykatës të merret me rastin e Çobos, por deklaratat publike tregojnë se sa trashë inskenohen sukseset imagjinare të qeverisë dhe se çfarë niveli banal kanë drejtuesit më të lartë të qeverisë.



7 Comments

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Po pse ti plasë kur ka kaq shumë idiotë si ti, që nuk shikon hallin tënd por të k… të ramës?!

  1. Kur nuk ka dal bllof Ta-Tao? Ky eshte nje mashtrues ordiner si gjithe ripjellja e mavijes Edvin! Pandeshkueshmeria do te marre fund vetem kur : mavija I pari,ky I dyti dhe te gjithe politikanet te ndeshkohen! Se kur do te ndodh kjo ,? Shqiptaret po presin,vetem atehere do te themi se do behet Shqiperia!

  2. Në vitet 2012-2013, që përkon me negociatat dhe finalizimin me nënshkrim prej ish ministrit të Brendshëm Flamur Noka të shtyrjes së kontratës konçensionare edhe me 10 vjet të tjera, në kundërshtim me ligjin dhe me interesat e shtetit shqiptar për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, Flamur Noka nisi të blinte pasuri të paluajtshme dhe të luajtshne me vlerë të mëdha në euro, të cilat nuk justifikohen me të ardhurat e tij nga paga si ish ministër dhe si deputet.Jeni ju bllof qe besoni cdo gje qe nje kriminel thote vetem qe te shkruani per ballen,cfare gazetarie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *