• |
ide | kryesore

Vetëdorëzohet vrasësi i policit në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit
Autori i krimit, Azgan Mërnica


Vetëdorëzohet në polici i riu Azgan Mërnica, i akuzuar si vrasësi i efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj në Fier. Dorëzimi ka ndodhur para pak çastesh dhe nuk dihen më shumë detaje. Mësohet se ai është dorëzuar me ndërmjetësimin e familjarëve. Ka qenë njëri prej këtyre të fundit që e ka çuar 23-vjeçarin në komisariatin e policisë në Fier. 

28-vjeçari Cenaliaj, efektiv i forcave “Shqiponja”, u vra mesditën e të hënës në fshatin Baltëz të Fierit nga 23-vjeçari Mërnica. Ngjarja ndodhi pas një konflikti se kush kishte të drejtën për të kaluar me makinë në rrugën e fshatit. Të dy debatuan me fjalë e më pas dolën nga mjetet përkatëse. Në këtë moment, Azgan Mërnica qëlloi me 1 plumb pistolete në kokë efektivin që po shkonte në punë të merrte shërbimin.

Lajmi po përditësohet….


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *