• |
ide | kryesore

Del në ankand fletorja e vjetër me tekstet e Lil Wayne

Paparazzi, Slider



Një fletore e vjetër që i përkiste reperit Lil Wayne do të shitet në ankand me një çmim prej 5 milionë dollarësh.

Fletorja e përdorur nga reperi kur ishte 17 vjeç në vitet ’90 përmban tekste të këngëve “Grown Man” nga albumi “Tha Carter II”, si dhe “We on Fire” nga Hot Boys.

Fletorja u zbulua nga një burrë i paidentifikuar në një makinë që më parë ishte në pronësi tël Cash Money Records. Ai e mbajti fletoren deri në vitin 2019, kur e shiti për herë të parë në ankand për 250,000 dollarë.

Vetë Wayne u përpoq të bllokonte ligjërisht shitjen, duke pretenduar se fletorja kishte humbur dhe duke e akuzuar burrin se kishte fshehur sendin dhe e kishte nxjerrë në shitje.

Burri u kundërpërgjigj ligjërisht duke argumentuar se kushdo që gjen diçka e mban atë dhe kërkoi nga gjykata që ta shpallte pronar ligjor të fletores. Reperi nuk u përgjigj asnjëherë, ndaj dhe gjykata vendosi kundër tij.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *