• |
ide | kryesore

“Nuk qërohen patatet me këmbë hapur”

Arkiva, Paparazzi
urso.jpg



Një vajzë 13 vjeçare del kundër prezantueses italiane Barbara D'Urso. Në krah të vajzës kanë dalë mijëra persona. Është suksesi i vajzës në arenën virtuale, në atë të Facebook, ku prezantuesja D'Urso ka publikuar disa foto të një seti të tillë ku duket duke duke qëruar patatet me të brendshme. Ishte kjo foto që ka shkaktuar papëlqyeshmërinë e një vajze 13-vjeçare dhe që i është përgjigjur kështu: 

“Jam një vajzë 13-vjeçare dhe quhem Sara Andreozzi. Më beso e dashur Barbara që për disa gjëra jam mjaft e rritur. Këtu ka persona që vërtet “u këputet kurrizi” nga mëngjesi në mbrëmje për sjellë në shtëpi diçka për të ngrënë. Prindërit e mi “bëhen katër” që mua të mos më mungojë asgjë dhe jam vërtet krenare për atë që ata bëjnë për mua. Duke parë këtë foto “me priten krahët” sepse më duket sikur t’i tall ata që punojnë shumë. Nuk qërohen patatet në atë mënyrë, apo më mirë, me këmbë hapur. Është e qartë që pastaj do të kesh fyerje nga të gjitha mënyrat. Do të doja të të tregoja se si jetojmë ne, sepse është e lehtë të flasë ajo që ka jetën e bukur. Kjo foto nuk mund të shihet, është degradim. Të të vijë turp për mungesën e respektit.”

Në pak orë, komenti i vajzës ka marrë mijëra “like” dhe qindra komente. Komenti i prezantueses në krah të fotos ishte: “Lavatriçja, herkurosja e rrobave dhe më pas qërimi i patateve??!!” Por këtë herë ironia e saj nuk ka goditur në mënyrën e duhur.