• |
ide | kryesore

Zvicra nis ndeshjen me 5 shqiptarë ndaj kuqezinjve, ja formacionet e skuadrave

I pakategorizuar
cana-2.jpg



Dje, “Telesport.al”, nga burimet e veta pranë kombëtares në Francë, ka mësuar për formacionin, me të cilin trajneri De Biazi do të startojë ndeshjen e parë të finaleve, “Euro 2016”. Pa ndryshuar taktikë dhe modul loje, tekniku italian do t’i besojë të njëjtës strategji që aplikoi edhe në fushatën kualifikuese. Pra, një skuadër e mbipopulluar në mesfushë, që ngre “digën” para mbrojtjes, me orientim të qartë difensiv të kuqezinjve. Më së pari mos pëso gol, është filozofia e De Biazit, pastaj të kapë çfarë të mundet në aspektin tjetër. Me një skemë 4-5-1, e cila në fazën sulmuese, kur topin e kemi ne, shndërrohet në 4-3-3, trajneri i kombëtares mendon se mund ta përballojë cilësinë individuale dhe kolektive të helvetikëve.

Beriha në portë, Cana dhe Mavraj në qendër, me Hysajn dhe Agollin, nga e djathta në të majtë, si pjesë e mbrojtjes, ky “gardh” ka për detyrë ta mbajë sa më larg rrezikun kundërshtar. Pak a shumë pjesë e këtij reparti do të jetë edhe Kukeli, në rolin e “filtrit”, vetëm se ai duhet edhe të nxjerrë skuadrën përpara, përmes shpërndarjes së topave. Aftësitë e tij mbrojtëse dhe kreative kanë bërë që të ulë në stol Kaçen, i cili spikati në miqësoren e fundit ndaj Ukrainës. Abrashi dhe T.Xhaka duhet të vrapojnë shumë dhe të mbyllin zonat në mesfushë, të ushtrojnë presing ndaj helvetikëve që në “embrion” të aksioneve të tyre. Pra, edhe detyrat e tyre janë shkatërruese. Lenjani dhe Roshi duhet të marrin krahun dhe të krosojnë për te sulmuesi i vetëm, Sadiku. Po ashtu, infiltrimi nga krahët drejt qendrës së zonës zvicerane është një “specialitet” i tyre.

Berisha në portë, Cana dhe Mavraj në qendër, me Hysajn dhe Agollin, nga e djathta në të majtë, si pjesë e mbrojtjes, ky “gardh” ka për detyrë ta mbajë sa më larg rrezikun kundërshtar. Pak a shumë pjesë e këtij reparti do të jetë edhe Kukeli, në rolin e “filtrit”, vetëm se ai duhet edhe të nxjerrë skuadrën përpara, përmes shpërndarjes së topave. Aftësitë e tij mbrojtëse dhe kreative kanë bërë që të ulë në stol Kaçen, i cili spikati në miqësoren e fundit ndaj Ukrainës. Abrashi dhe T.Xhaka duhet të vrapojnë shumë dhe të mbyllin zonat në mesfushë, të ushtrojnë presing ndaj helvetikëve që në “embrion” të aksioneve të tyre. Pra, edhe detyrat e tyre janë shkatërruese. Lenjani dhe Roshi duhet të marrin krahun dhe të krosojnë për te sulmuesi i vetëm, Sadiku. Po ashtu, infiltrimi nga krahët drejt qendrës së zonës zvicerane është një “specialitet” i tyre.

Po kombëtarja e Zvicrës, si do të na përgjigjet? “Telesport.al”, në bashkëpunim me disa mediat helvete, ka siguruar gjithçka në këtë drejtim. Me një skemë 4-3-3, Vladimir Petkoviq dëshmon qasjen sulmuese të të tijve. Mesfusha dhe sulmi janë dy reparte mjaft efikasë, që funksionojnë më së miri, ndaj Zvicra do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë gjë, sidomos lojën nga krahët. Seferoviç, në majë të sulmit, do të ketë asistencën e Shaqirit dhe Mehmedit nga krahët, dy lojtarë këta tejet konludues. Bie në sy roli i Granit Xhakës në mesfushë, i cili duket se do të ketë dyluftime me vëllain e tij kuqezi, Taulantin, gjatë gjithë lojës. Dzemaili do të jetë në “kullën e regjisë”, duke pasur si “mburojë” një tjetër shqiptar, Valon Behramin, në rolin e “digës”.

Mbrojtja, që konsiderohet reparti më problematik i helvetëve, pritet të jetë me katër lojtarë, para portierit Sommer. Në qendër dyshja Schar-Djourou, ndërsa nga krahët Rodriguez dhe Lichsteiner, që e marrin krahun tërë kohës, deri në këndoret e gjysmëfushës kundërshtare. Pra, Lenjani dhe Roshi do të kenë shumë punë jo vetëm me krahët e prapavijës kundërshtare, dukshëm ofensivë, por edhe me Shqarin e Mehmedin, që fare mirë mund të konsiderohen pjesë e sulmit helvet, edhe pse pozicionohen si mefushorë krahu. Sikurse shihet, në formacionin e Zvicrës pritet të luajnë nga fillimi 5 shqiptarë, të cilët përbëjnë krejt mesfushën e kundërshtarit të parë, në Grupin A, të kuqezinjve, në finalet e “Euro 2016”.