• |
ide | kryesore

Biletat e FSHF-së për ndeshjen me Zvicrën përfundojnë në treg të zi, çmimi 250 euro

I pakategorizuar
bileta.jpg



Biletat e ndeshjes Shqipëri-Zvicër, të rezervuara për Federatën Shqiptare të Futbollit kanë përfunduar në tregun e zi me një çmim disa herë më të lartë.

Nga 55 Euro që ka qenë çmimi fillestar, Lapsi.al mëson se në treg të zi këto bileta janë shitur për 250 Euro.

Nuk dihet ende se si kanë përfunduar në treg të zi këto bileta, ndërkohë që siç është raportuar më herët kërkesat e tifozerisë shqiptare për të ndjekur këtë ndeshje kanë qenë të shumta, deri në 100 mijë kërkesa për t’u pajisur me një biletë.

/LAPSI.AL/