• |
ide | kryesore

Blu Panorama shton destinacionet në Itali, bashkëpunim me Albawings

I pakategorizuar
blu panorama.jpg



Albawings, është kompania e re shqiptar që futet në tregun e fluturimeve. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i shoqërisë së fluturimeve Blu Panorama, Giancarlo Zeni, pas një marrëveshje bashkëpunimi që këto dy kompani do të kenë.
 
“Risia është që do të shtohen flutrimet duke nisur që nga e hena 19 shtator. Duke filluar nga java tjetër, Blu Panorama do të bashkëpunojë dhe do të ketë kod të përbashkët me kompaninë më të re në Shqipëri, Albawings. Do të shtojmë njëkohësisht edhe numrin e destinacioneve në Torino, Trevizo dhe Firence”, tha Zeni për gazetarët.
 
Në një takim me përfaqësues të agjensive të udhëtimit, drejtuesi i kompanisë italiane low cost foli për mangësitë që ndodhin në fluturime, dhe konkretisht në kompaninë e tij.  
 
“Transporti ajror përballet ndonjëherë me parregullsi, por shifrat tona tregojne për një përpikmëri të fluturimeve në 99.3% dhe përshtatshmëri në 70%”.
 
Blu Panorama, e cila hyri në tregun shqiptar menjëherë pas falimentimit të Belle Air pret të shënojë vitin e tretë me rritje në Shqipëri.
 
“Me ne punojnë 420 persona. Kemi 42 destinacione në botë. Vitin e kaluar fluturuan me ne mes Shqipërisë dhe Italisë 500 mijë pasagjerë, ndërsa këtë vit synojmë të arrijmë në 600 mijë pasagjerë”.
 
I pyetur përse kompania nuk ofron bileta me çmime low cost, përgjigja është tek tarifat e larta të aroportit të Tiranës. Për shkak të këtyre tarifave një biletë nuk mund të zbresë nën 45 euro, sipas përfaqësuesve të Blu Panoramës.  
 
 
Disa të dhëna për kompaninë Blue Panorama Airlines 
 
Kompani Overview
1.2 milion pasagjere te transportuar per 2015
Flota 8 avione e gjate sezoneve te larta shkon ne 12
191 mil euro te ardhurat 2015
422 te punesuar
7 milion euro Earnings Before Interest & Tax – EBIT 2015
 
Operimi në Shqipëri & Rezultatet 2015-2016
Pasagjere te Transportuar Shqiperi- Itali
2014 – 300.000
2015 – 480.000
Parashikimi 2016 – afersisht 600.000
Blue Panorama Airlines ka lidhur Shqiperine me 10 destinacione Italiane (e anasjelltas) me 18.000 vende e 56 frekuenca javore. Me nje rregullsi ne operim (fluturime te pa anulluara) 99% dhe perpikmeri ne orare 70%.
 
NEW- Flota & Destinacione
Blue Panorama Airlines siguron gjithe pasagjeret e bashkepuntoret per vijushmerine e fluturimeve dhe stabilitetit te operimeve, per te qene sa me afer pasagjereve shqiptare lancon 3 destinacione te reja : Torino, Treviso, Firenze , shtim frekuencash ne destinacionet ekzistente edhe gjate sezonit dimeror. Gjithashu e re tjeter eshte shtimi i flotes per tregun shqiptar me 3 avion Boeing : 2 avione 737-800 NG (new generation ) dhe 1 avione 737-400, duke rritur numrin e flotes ne 8 avione ne sezon te ulet e 12 avione ne sezonin e larte.
 
Te Reja& Bashkepunime
Risi tjeter qe sjell Blue Panorama Airlines eshte Code-share ( perdorim kodesh reciproke) me kompanine me te re shqiptare Albawings duke filluar nga 01 Tetor 2016.
Tani mund te behet rezervimi i biletave ne sistemet e rezervimit te te dy kompanive si edhe ne GDS , pavaresisht perkatesise se kodit.