• |
ide | kryesore

E pyet për Zaganin, Rama tallet edhe me gazetarin zviceran: Qenke…

I pakategorizuar
17554450_10154610100051523_3985991171114779790_n.jpg



Përballjen me gazetarët kryeministri Edi Rama duket se e ka kthyer në punën më të vështirë të detyrës së tij. Dhe kjo jo vetëm me gazetarët shqiptarë. Kreu i qeverisë shqiptare ishte këtë të premte në Zvicër në të parën vizitë zyrtare të një kryeministri në 25 vjet. Në konferencën për shtyp me homologen Doris Leuthard ai u pyet nga gazetari i të përditshmes “Le Temps” mbi çështjen e Dritan Zaganit, ish-shefit të antitrafikut të policisë së Fierit që ka fituar azil politik në Zvicër.

Gazetari tha se “vizita e Ramës në Zvicër vjen në momentin kur ky vend ka dhënë për herë të parë një azil politik pasi një ish-oficer policie denoncoi marrëveshjet e trafikantëve me zyrtarët dhe tashmë akuzon kryeministrin. A ishte dhe kjo çështje pjesë e diskutimeve?” – pyetik gazetari i “Le Temps”, citon lapsi.al.

Ramës nuk i ka pëlqyer kjo pyetje dhe i ka kthyer një përgjigje tallëse dhe ironike. “Gazetarët qenkan njëlloj, si në Zvicër edhe në Shqipëri. Kjo është fantastike” – tha Rama që sërish u mor me gazetarin dhe jo me pyetjen.

Në këtë moment ka ndërhyrë Presidentja e Konfederatës së Zvicrës Doris Leuthard. “Unë mund të them se kemi biseduar në lidhje me praninë e fortë që ka trafiku i drogës në Shqipëri. Kam pasur përshtypjen se qeveria shqiptare është marrë me problemin e korrupsionit shumë seriozisht dhe dëshiron ta zvogëlojë atë. Por kjo merr kohë dhe kërkon mbështetje. Në këtë pikë, ne jemi në të njëjtën gjatësi vale” – tha ajo./lapsi.al/