• |
ide | kryesore

Behgjet Pacolli ministri i ri i Jashtëm i Kosovës

I pakategorizuar
behgjet-pacolli-akr-foto-xhemail-sllovinja-5.jpg



Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli do të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës në kabinetin qeveritar të Ramush Haradinajt.

Lajmin e ka bërë publik ish-ministri Enver Hoxhaj, i cili i ka uruar sukses në këtë funksion.

Pacolli ka rol vendimtar në formimin e qeverisë së re të Kosovës.

Shkëputja e tij nga koalicioni me LDK-në dhe nënshkrimi i marrëveshjes me koalicionin PAN krijoi shumicën në Kuvend për të zgjedhur kryetarin e ri dhe për të votëbesuar qeverinë.