Chelsea ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Qarabag në ndeshjen që po zhvillohet në “Stamford Bridge”. Goli i parë u shënua nga Pedro (5), por më i bukuri ishte ai i shënuar ngablerja më e fundit në këtë skuadër Davide Zappacosta. Ai realizoi në minutën e 30-të me një goditje nga shumë larg duke e kapur në befasi portierin.