• |
ide | kryesore

Çështja “Tahiri”/ Deputeti i PS, Bledi Çuçi fotografoi deklaratën e dëshmitares sekrete

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në studion e “Opinion” se një nga anëtarët e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit ka fotografuar dëshminë e ish-oficeres së Policisë të dhënë kundër ish-ministrit Saimir Tahiri. Sipas Lalës bëhet fjalë për deputetin e PS-së Bledi Çuçi i cili sipas saj ka fotografuar dëshminë e sjellë nga prokurorët gjatë kohës që mbledhja po zhvillohej me dyer të mbyllura. Pas kësaj deklarate ka reaguar deputeti Çuçi që në SMS dërguar gazetarit Blendi Fevziu mohonte akuzën. “I thuaj gazetares të mos shpifë. Unë kam nevojë të fotografoj emrin e një njeriu që mund ta mbaj mend” – thoshte ndër të tjera Çuçi. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Pas perfundimit te seances se pare, Çuçi ishte i pari qe i quajti provat farsë. Momenti i vetem ku nuk duhej te shprehej. A i jepet karit certifikate sigurie. Te shkoje ne burg ai qe ja ka dhene se tjetra rrezikon jeten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *