• |
ide | kryesore

Vasili pas deklaratave të Lu dhe Hoyt Yee: Amerikanët folën qartë, kryeministri në krizë

Arkiva, Të fundit



Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të bëra nga ambasadori amerikan Donald Lu si dhe sekretari Hoyt Yee, lidhur me çështjen Tahiri. Ai është shprehur se dy zyrtarët e larë kanë folur hapur.

Amerikanët Lu dhe Hoyt Yee folën drejt e thanë: askush s’mund të jetë mbi ligjin. Kryeministri në hall doli mbi ligjin dhe bëri gjyq politik, që të mos gjykohen të tijtë dhe ai vetë. Lu dhe Hoyt Yee thonë: “të dalë e vërteta.” Kryeministri i trembur i ngre barrikadë dhe voton kundër të vërtetës që ajo të mbytet e të mos dalë.
Hoyt Yee thotë: “mbështesim plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Kryeministri në panik i sulmon pacipësisht ata dhe do që t’u mbyllë gojën.
Amerikanët kanë folur qartë dhe drejt, kryeministri në krizë përkthen shtrembër.”
– shkruan Vasili.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *