• |
ide | kryesore

Shpenzimet për fushatën elektorale, partitë politike shpenzuan 250 milion lekë të reja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në zgjedhjet e 25 qershorit partitë politike shpenzuar afro 250 milion lekë për fushatë zgjedhore. Kështu shkruan raporti i KQZ-së për zgjedhjet e fundit parlamentare. Listën e kryeson Partia Socialiste me afro 100 milionë lekë të reja në një muaj me mitingje, shpenzime apo ambientet elektorale.

Partia Demokrartike rezulton të ketë shpenzuar rreth 58 milionë lekë të reja. LSI forca e tretë, por nga një periudhë tetë vjeçare qeverisëse rezulton të ketë shpenzuar 88 milione lekë të reja, pra më shumë se forca e parë opozitare.

Ndërkaq, partitë e vogla kanë shpenzuar shuma simbolike, apo të paktën këto kanë deklaruar në KQZ. Në formularin e dorëzuar nga LIBRA, rezulton se forca e Ben Blushit ka shpenzuar vetëm 730 mijë lekë, ndërsa republikanët e Fatmir Mediut, edhe pse pjesë e listës së PD-së kanë shpenzuar 2.5 milionë lekë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *