• |
ide | kryesore

Grabitje me maska në Durrës, çifti i moshuar lidhet me litar

Lajme, Të fundit



Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në periferi të qytetit të Durrësit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në Shkallnur, ku 3 persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e M.E. 77 vjeç.

Gjatë grabitjes, autorët kanë lidhur M.E. dhe bashkëshorten e tij Sh.E. 69 vjeçe dhe kanë marrë një sasi parash rreth 100 000 lekë (të reja).

Pasi morën paratë, keqbërësit u larguan në drejtim të paditur

M.E. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Me të marrë njoftim, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e Policisë, të cilët kanë shoqëruar disa persona.

Veprimet hetimore po kryhen në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *