• |
ide | kryesore

Ekskluzive pamjet/ Mbyllet për herë të parë autostrada Tiranë-Durrës

Kryesore, Lajme



Në autostradën Tiranë-Durrës qarkullimi është bllokuar. Përballë karburant Kastratit niveli i ujit ka arritur mbi 0.75 metra. Disa makina raportohen të mbuluara nga uji, po ashtu shumë të tjera të bllokuara në trafik mbeten të rrezikuara.

Policia po përpiqet të devijojë qarkullimin e makinave në rrugën dytësore përballë me karburantin, por deri tani pa rezultat. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesit e makinave i kanë braktisur, ndërsa prej një ore presin për ndihmë. Por, Drejtuesi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi u shpreh për Opinion se emergjencat janë njësi koordinimi dhe nuk kanë kapacitetet e duhura për të ndërhyrë.

Burime të Lapsi.al bëjnë me dije se autostrada është mbyllur nga të dyja drejtimet. Makinat që vijnë nga Tirana policia i kthen në Kamëz, ndërsa makinat që vijnë nga Durrësi kthehen në Vorë.

I gjithë vendi është përfshirë prej mesditës së sotme nga moti i keq.

Në Durrës porti është bllokuar pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë nisur që të mërkurën në mbrëmje. Si pasojë e detit të keq, Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitenerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm dhe gjithë sektorit të peshkimit. Edhe linjat e trageteve kanë anomali të mëdha. Kapiteni i Përgjithshëm i Kapitenerive ka urdhëruar pezullimin e anijeve të tonazhit të ulët e të mesëm dhe gjithë sektorit të peshkimit. Tragetet e linjës Durrës-Bari, Durrës-Ankona pritet të mbërrijnë nga gjashtë-shtatë orë me vonesë. Sipas Kapitenerisë, forca e detit arrin deri në gjashtë ballë në gji, ndërsa arrin tetë në det të hapur.

Shkodra është qarku që është përmbytur i pari. Sipas Emergjencave Civile në disa njësi administrative të Shkodrës janë dhjetra hektarë tokë nën ujë, ndërsa raportohet edhe për mungesë të energjisë elektrike. Energjia elektrike mungon edhe në Velipojë. Lumi Kir i ka rritur ndjeshëm prurjet dhe rrezikon të dalë nga shtrati. Situatë problematike paraqitet edhe në jug të vendit.

Dy qarqet që rrezikojnë më shumë të përballen me përmbytjet janë Fieri dhe Vlora. Këto dy qarqe rrezikojnë edhe nga vërshimi i ujërave të lumit Vjosa.

Institutit i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, parashikon se reshjet mund të sjellin përmbytje në lumenjtë e mëdhenj. Në disa qarqe të vendit raportohet edhe për rrëshqitje të tokës.

Fatkeqësisht është regjistruar edhe viktima e parë e këtyre përmbytjeve. Ai është një elektriçist nga Fieri, i cili ra në kontakt me energjinë elektrike teksa ishte ngjitur në shtyllë për të rregulluar defektin.

©LAPSI.AL 



7 Comments

  1. Ja me keto investimet konservatore per te perballuar vetem kapacitete dhe emergjenca minimale, se trecerekun e fondit e vidhni qe kur i ndertoni. E tani me nje ndryshim moti ju ndodhin te tilla gallata. Por le te jemi realist, ata qe i kane vilat ne maje te kodrave dhe apartamentet ne maje te kullave nuk jane duke e eksperiencuar kete realitet. E vetmja permbytje qe po ndodh per ta eshte tejmbushja e gojes me sperme te dashnoreve.

  2. Kjo ‘mbyllje e pare’ koincidon me heren e pare te ardhjes ne pushtet te Veliajt, kesaj megaçimke moderne. E dime te gjithe se rruga u permbyt(ne mes te Shqiperise) nga mvjellja pa kriter e palmave disamilioneshe dhe, si rrjedhum, e mbylljes se kanaleve kulluese ne shume pjese. POR ME E KEQJA ESHTE SE PSH. FEVZIU NUK PATI KURJAE FARE AS TA PERMENDE KETE FAKT TE OPINIONI MBREME, POR U LIMITUA VETEM ME FOTO E LIDHJE GAZETARESH.

  3. E vertete na myti llumi e zullumi. Se po te ishte ndertuar me parametra te nevojeshme nga krye zullimi vendit tradhetari i kombit Sali Berisha ,autostradat e rruget e vendit tone te dashur nuk do ishn keshtu dhe as ura e Dervenit nuk do te thyej ne dysh i dashur LLUMI.

  4. C’fare keni,apo s’keni ngrene asgje akoma,beni tamam si qente.Ne te gjithe boten bien termete,permbytjezjarre dhe gjithmone fajin e ka qeveria..pika qe s’ju bie.Qeka mbyll pqe here te pare autostrada ,po ne s’kemi patur fare kete autostrade,po do mbyllet dhe ishalla hapet,se ka raste qe qytete te tera ne bote kane braktisur shtepite per tere jeten ,sepse akoma dhe sot ka uje .Cunami vjen dhe s’pyet per qeverine,mjere ai qe eshte ne shtepi se kujton se do rroje gjithe jeten.Po ti shikoni te vjetrit kudo ne bote asnje nuk ka ndertuar ne fushe buze lumit apo buze detit,po paraja te merr mende dhe fajin e ka shteti.Prisni se shteti do tju ndihmoje.

  5. Namyti Llumi ,………me fal, Nallymi Muti,
    harrove qe kafsha jote me emrin Sali permbyti Shkodren duke mos mare parasysh keshillat e specialisteve te digave duke e tejmbushur liqenin e hidrocentralit per disa Euro me shume!? Dhe me pas dergoi Jozefinen te ciles iu duk Shkodra si Venecia!!!!!
    Perse rruget u permbyten nga “mvjellja” pa kriter e palmave dhe si “rrjedhum” e mbylljes se kanaleve kulluese!?
    Po ate qe nuk i demshperbleu te gjithe mjeranet e permbytur dhe ata i drejtoheshin qeverise se Rames per dhenien e demshperblimeve a te kujtohet o idiot!?
    Shqiperia do te bashkerendohet me vendet normale te kesaj bote vetem atehere kur te jene zbutur kafshet qe lehin dhe ndjekin shpellarin Sali.
    Une ve bast qe ti banon ne Bathore.

  6. Iken ato kohe kur shteti ndertonte falas shtepite e shkaterruara nga termeti,ku i gjithe populli shkonte zvarre ne aksion.Sot faluni zotit qe mos te na demtoje shume,se per shtet ,asqe can sumen njeri.I shkreti ai qe e ka zen ky mot i keq.Ishalla me kaq se per keta hajdute qe kane qene dhe jane as tju shkoje mendja .Te gjithe duan pushtetin dhe parane.

  7. Problemi i juve komunisteve eshte se, kur dikush sulmon publikisht Erion Veliajn apo Ramen, ju kujtoni se eshte tropojanofil berishist. Une jam katerciperisht antiberishist, or palla kari te vegjel qe flisni ne emer te Endri Fuges!!! Ju kujtoni se po u hidhni hi syve njerezve me Rilindjen tuaj te deshtuar. Ju s’ju do as zoti…. ose me mire, juve s’ju do as Zaho…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *