• |
ide | kryesore

Doni vizë për SHBA? Ambasada në Tiranë ju jep disa këshilla të rëndësishme

Lajme



“Kur të aplikoni për një vizë në SHBA duhet të tregoheni të sinqertë dhe të saktë gjatë plotësimit të formularit dhe intervistës”. Kështu informon ambasada amerikane në një postim të bërën faqen e saj zyrtare.

Ambasada apelon: “Ju lutemi, mbani mend se kushdo që ju thotë të kundërtën, nuk po vepron në interesin tuaj më të mirë”. Ambasada amerikane gjithashtu ka shpërndarë linkun e saktë ku aplikohet për vizë online.

Qëllimi i udhëtimit tuaj dhe të tjera fakte do të përcaktojnë llojin e vizës që ju duhet sipas ligjit amerikan për emigrimin. Si aplikues për vizë, ju duhet të përcaktoni nëse i përmbushni të gjitha kriteret e kërkuara për të marrë kategorinë e vizës për të cilën po aplikoni.

Lexoni Listën e Kategorive të Vizave në faqen usvisas.state.gov për të përcaktuar se cila kategori vize është më e përshtatshme me qëllimin e vizitës tuaj në Shtetet e Bashkuara.

Viza Emigruese

Vizat Imigruese për në Shtetet e Bashkuara procesohen për qytetarët dhe rezidentët e Shqipërisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Për të aplikuar për një vize imigruese, një qytetar i huaj që dëshiron të emigrojë, duhet të sponsorizohet nga një qytetar amerikan ose të afërm të ngushtë me rezidencë të përhershme ligjore, ose një punëdhënës i ardhshëm amerikan, si dhe të ketë një peticion të miratuar përpara se të aplikojë për vizë emigruese. Sponsori nis procesin duke dorëzuar një peticion në emër të qytetarit të huaj tek Shërbimet për Shtetësinë dhe Imigrimin në Shtetet e Bashkuara (USCIS). Ju mund të keni nevojë që të kontrolloni Listën e Kategorive të Vizave në usvisas.state.gov për të mësuar për llojet e ndryshme të vizave imigruese për në Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe programin tonë të Lotarisë Amerikane. Më pas, ndiqni hapat e Procesit të Vizave Imigruese ose të Lotarisë Amerikane, në faqen usvisas.state.gov për të nisur aplikimin për viza imigruese.

Pasi USCIS të ketë miratuar peticionin tuaj dhe pasi ju të keni përfunduar fazën përgatitore të procesit me Qendrën Kombëtare të Vizave (NVC), ose nëse jeni përzgjedhur për Lotarinë Amerikane dhe keni përfunduar procesin me Qendrën Konsullore në Kentaki (KÇ), ju duhet të rishikoni udhëzimet që ju janë dhënë nga NVC-ja ose KÇ-ja, së bashku me informacionin e dhënë në këtë faqe interneti, për udhëzime dhe drejtime të mëtejshme.

Viza që Përfitohen nga Familja

Viza për të Fejuarit

Viza që Përfitohen nga Punësimi

Lotaria Amerikane

Viza jo Emigruese

Seksioni Konsullor i Ambasadës së SHBA në Tiranë ofron shërbime për viza për ata që kërkojnë të hyjnë në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të përkohshme dhe për ata që dëshirojnë të marrin një vendbanim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara.

Image



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *