• |
ide | kryesore

Kotzias: Të hiqet ligji i luftës me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias gjatë një interviste në televizionin ERT ka folur edhe për zhvillimet e reja në raportet me Shqipërinë. Ai ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për varrezat e reja të usharëve grekë, si dhe rindërtimin e kishës në Himarë.

Duke folur për ligjin e luftës, Kotzias ka thënë se kjo është e rëndësishme që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt me heqjen e këtij ligji. Sa i përket marrëveshjes për detin, ai ka lënë të kuptohet se të gjitha gjërat nuk bëhen automatikisht. Sipas tij “Teoria se të gjitha bëhen automatikisht nuk solli asnjë rezultat prej vitesh. Në emër të maksimalizmit nuk bëhet asgjë”

©LAPSI.al 

 



1 Comment

  1. per cfare lufte flasin keto. jemi anetare te NATO s. Bejne si trima keta legene. Turp t,ju vije.Bejne presione per te zhvatur..Dhe sa per emigrantet qe flitet ata kane ndihmuar ne ngritjen e ekonomise se shtetit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *