• |
ide | kryesore

Deputeti i PD: Po ndihet frika e protestës, Rama anuloi vendimin e Veliajt

Lajme, Të fundit
palokaa.jpg



Nënkryetar i PD-së, Edi Paloka ka thënë se efekti i parë i protestës së opozitës ka dhënë rezultatet e para. Përmes një statusi në Facebook, Paloka thotë se qeveria nëpërmjet Autoritetit te Konkurrencës kërkon anulimin e vendimit të bashkisë së Tiranës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Deputeti i PD shprehet se arsyeja e këtij vendimi ka ardhur për shkak të frikës së kryeministrit Edi Rama nga protestat e opozitës dhe revoltës qytetare.

Efekti i pare i protestës. Qeveria nëpërmjet Autoritetit te Konkurrencës kërkon anulimin e vendimit te Velise per rritjen e cmimit te ujit. Vetem FRIKA, se faturat e reja me cmimin skandaloz te ujit, qe do ju shkojne ne shtepi qytetareve, do te rrisin revolten dhe rradhet e protestes se 27 janarit, e detyruan Ramen qe nepermjet nje prej agjencive te tij, ti kerkoje kopjes se tij ne bashki, anullimin e vendimit per rritjen e cmimit te ujit. Cfare ka ndodhur nderkohe qe Rama “ndryshoi”? A mos u be me i ndjeshem papritur per interesat e qytetareve…?!!! Absolutisht vetem nje eshte arsyeja; FRIKA e protestes dhe rritja e revoltes qytetare, 27 janari.” – shkruan Paloka.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *