• |
ide | kryesore

Koço Kokëdhima bën thirrje për luftë: Rama po sjell 50 milionë tonë plehra në Shqipëri

Lajme, Të fundit

Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima bën thirrje për luftë, për të parandaluar siç thotë ai plehrat e Europës që pritet të mbërrijnë në vendin tonë. Sipas Kokëdhimës, BE po i sjell plehrat në Shqipëri pasi Kina e ndaloi në fillim të këtij viti importin e tyre.

Në këto kushte është bërë një pakt i heshtur që rreth 50 milionë tonë mbetje, mes të cilave 1.5 ton mbetje plastike, pritet të depozitohen në Shqipëri. Kokëdhima e shpjegon me këtë pakt  mbështetjen që Rama ka mes krerëve të BE-së kohët e fundit.

“ZGJIDHJA e paralajmëron këtë kryeministër tradhëtar, se do jetë në krye të rezistencës së popullit tonë, kundër planit të tij për ta kthyer Shqipërinë në kazanin kanceroz ku shkarkohen plehrat e gjithë Europës. Duhet të bëhemi gati për luftë!”, thuhet në reagimin e Kokëdhimës.

©LAPSI.al 

2 Comments

  1. o koqe po plehera dojn tironci,anonimus,astrit e i pa emer.keta ndryshe nuk e mbajn gjall qelbesiren rama,ku do ushqehet shizofreni pos ne plehera.

  2. Kjo qe thua ti Koço eshte e qarte dhe kuptohet lehte, mjafton te degjosh Komisionin e Vienes kur flet per nje dashuri te papritur te Gjermanise kundrejte Shqiperise gjate vitit 2018. Por duhet pranuar qe vend plerash jemi dhe sdo shume mend ta kuptosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu