• |
ide | kryesore

Bie nga ballkoni i shtëpisë, humb jetën 86-vjeçarja nga Shkodra

Arkiva

Tragjik ka rezultuar fati i një 86-vjeçarje nga Shkodra, e cila ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në lagjen “Vasil Shanto”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për të moshuarën me inicialet F.D,.

NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 11.01.2018, në lagjen Vasil Shanto, shtetasja F.D, vjeç 86 ka rënë nga ballkoni i banesës, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu