• |
ide | kryesore

Mashtrimi 9 milion dollarë, kush është biznesmeni nga Tirana që ideoi skemën piramidale

Lajme, Të fundit



Biznesmenët e arrestuar për mashtrim me TVSH, kishin krijuar subjekte fantazmë dhe dorëzonin në zyrat tatimore fatura fiktive të TVSH-së, përmes të cilave përfitonin rimbursim. Përmes kësaj skeme mashtruese shtetit i është shkaktuar një dëm prej 9 milionë dollarë.

11 biznesmenët e akuzuar për mashtrim me TVSH kishin regjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, në fushën e ndërtimit. Hetimi i krimit ekonomik në policinë e kryeqytetit zbuloi se drejtuesit e firmave private nuk kishin asnjë lloj aktiviteti, edhe pse lëshonin fatura TVSH-je për hyrje-dalje. Këto fatura fiktive ata i dorëzonin tek Drejtoria e Tatimeve ku merrnin rimbursimin e TVSH-së prej 20% për çdo blerje që kishin kryer. Administratorët e këtyre bizneseve janë Dhimitraq Çelo, Shkëlqim Hasani Bujar dhe Ruzhdi Murataj, Indrit Sulaj dhe Nevruz Lami. Më këtë skemë mashtrimi së bashku me 5 persona të tjerë të shpallur në kërkim biznesmenët i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 9 milionë dollarësh.

Nga deklarimet e të arrestuarve del se Nevruz Lami ka kontaktuar me 10 personat e tjerë që janë pjesë e këtij hetimi duke i mashtruar se do t’u gjente punë. Ai u kishte marrë letër-njoftimet personave nën hetim, duke i dërguar tek noterja për të firmosur prokura dhe më pas bizneset janë regjistruar në QKR.

Në momentin e prangosjes, të arrestuarit u gjetën në punët e tyre respektive ku kanë qenë të edhe administratorë fiktivë të firmave private.



1 Comment

  1. Rimbursimin e Tvsh nuk ta jep kush po nuk u dhe cash langove te tatimeve 1/3 e vleres; e duan dhe paraprakisht. Ndaj, hetoni pak thelle per te kuptuar sa qelb ka!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *