• |
ide | kryesore

Gjykata lë në burg Dashamir Xhikën dhe vartësit e tij për rrugën Tiranë-Elbasan

Lajme, Të fundit



Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika u la në burg, edhe nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës me tenderat e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Në burg u lanë edhe dy ish-drejtuesit e menaxhimit të projektit të rrugës, Aksel Qurduka dhe Albens Alite, të arrestuar javën që shkoi. Dëmi për ndërtimin e rrugës Tiranë- Elbasan llogaritet 54 milionë dollarë nga një auditit i Ministrisë së Energjetikës, përfunduar në dhjetor të vitit të shkuar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar nga Gjykata “arrest me burg” për tre ish-zyrtarët. Auditi erdhi pas shirave të furishëm të dhjetorit, që shkaktuan shembje dhe bllokim në një pjesë të mirë të aksit.



1 Comment

  1. behen drejtora plehrat e vjedhin taksat tona taksat e popullit me hallexhi ne rruzull
    vjedhin miliona euro sidomos keta plehrat e lsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *