• |
ide | kryesore

Siri/ 10 viktima nga sulmet e aeroplanëve rus në spitale dhe shkolla

Planet



Dhjetë persona humbën jetën si pasojë e sulmeve të avionëve ushtarak rusë në një spital të zbrazur dhe dy shkolla në Idlib të Sirisë.

Drejtori i Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) në Idlib, Moustafa Haj Youssef, tha se forcat ajrore të Rusisë vazhdojnë me sulmet intensive drejt Idlibit.

“10 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve të avionëve luftarak rus në një spital dhe dy shkolla në fshatin Mishmishan të Xhisr Esh-Shugur. Janë plagosur të paktën 15 civilë në mesin e të cilëve gjenden edhe pjesëtarë të Mbrojtjes Civile”, u shpreh Youssef.

Sipas Youssef, pezullimi i mësimit në shkolla dhe zbrazja e spitalit pas sulmeve të para, kanë parandaluar një masakër më të madhe..



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *