• |
ide | kryesore

Basha: Rama, një kryeministër injorant, e trajton universitetin si biznes

Lajme, Të fundit



Për Lulzim Bashën, takimi i Edi Ramës me pedagogët ka qenë një pamje e trishtë, e mbushur me fyerje, përqeshje dhe denigrim për profesorët.

Sipas Bashës, përgjegjëia e qeverisë qëndron tek fakti që “rrogat i vendos ministri, strukturën e shkollave e vendos ministri, programet i vendos ministri, madje edhe ditën e fillimit të vitit shkollor e vendos ministri”. Basha e quajti Ramën një kryeministër injorant që e trajton universitetin si biznes dhe flet vetëm për paratë.

“Universiteti duhet të bëjë para, duhet të bëjë biznes, ju thotë kryeministri pedagogëve, sepse edhe universitetin ky e sheh si bizneset e ndërtimit me të cilët ndan paratë. Një kryeministër injorant, që nuk kupton se dija dhe shkollimi nuk është mall si çdo mall tjetër dhe universitetet nuk janë firma ndërtimi, është në krye të një qeverie që mbjell injorancë.
Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: autonomi e plotë akademike, financiare dhe administrative. Ka vetëm një zgjidhje për arsimin e lartë: universitete jo-fitimprurëse, jashtë kontrollit të qeverisë dhe të pronarëve” shkruan Basha në reagimin e tij për takimin e Ramës me pedagogët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *