• |
ide | kryesore

“Je djalosh i ri! Mos më trego mua ti, të të vijë zor!” Plas sherri në emisionin e Eni Vasilit

Lajme, Të fundit



Aksioni i Policisë së Shtetit për ndalimin e sasisë rekord prej 613 kilogramësh kokainë në Durrës, ka sjellë nxehjen e gjakrave mes dy panelistëve në emisionin “Studio e Hapur”.
Një sherr verbal ka plasur mes gazetarit Basir Çollaku e ish kreut të SHISH Fatos Klosi. Gazetari e ka akuzuar ish kreun e SHISH se ai ka për detyrë që të mbrojë kryeministrin dhe Ministrin e Brendshëm. Por kundërpërgjigja ka qenë e ashpër.

Për më tepër lexoni debatin e mëposhtëm:

Basir Çollaku: Di që prokuroria ka vajtur shumë vonë në vendin e ngjarjes. Kreu i Antimafias italiane tha se merita i takon policisë. Kemi ndryshime deklaratash.

Klosi: Analizën e bën kallaballëku.

Çollaku: Po po, thuaje…

Klosi: Ky fjalimi yt është politik.

Collaku: Qesh, qesh

Klosi: Mos qesh se nuk më njeh fare.

Çollaku: Po si s’të njoh?! Këtu ke jetuar në Shqipëri

Klosi: Ke dyfish më pak moshë sesa unë. Fjalimi yt ishte politik. Ti do që edhe ta përziejmë, por i ke gabim. Spo bëj analizë fare.

Çollaku: I keni të dhënat e pasakta

Klosi: Nuk bëhen kështu parashikimet, me paragjykime. Do të shash kryeministrin, ministrin, por nuk është serioze kjo. Po të qaj hallin.

Collaku: Detyra jote është që të mbrosh kryeministrin

Klosi: Mos mo, je djalosh i ri. Mos më trego mua ça po bëj. Duhet të vijë zor. Zor të të vij. Nuk nervozohem. Kam dëgjuar më shumë rëndë për mua.



6 Comments

  1. dhe kush flet derrkuci,derri,gici,thiu i stalinit si rama fatos klosi.ky,spartak braho,ruqi xhafa jan drakulla enveri si rama vampir.

  2. Mua me vjen turp qe nje pseudo gazetar ben te diturin .Nje gazetar pa edukate,eshte i mjere.Turp per Ty eni qe nuk di te zgjedhesh

  3. Turpi eshte me i madh ku ne interviste merr pjese si i ftuar ky monster, ish shefi komunist i SH, I,, K,, U,,T..Sepse me te ardhe ne ate postberi pastrim total te njerezve te ndershem qe punonin me ndergjegjem per aqe sa dinin, porky finok, me largimet masive i zevendesoi me ish sigurimesa, e operative, e bile edhe hetues te komunizmit. Pastaj te mos themi qe ka qene organizatorne vrasjen e te ndjeritA, HAJDARIT, Ne kohen e ketij krimineli iu bene % atentateHAJDARIT, e ky ferkonte duart, sepse ka qene vete organizatorne bashkepunim me GJINUSHIN,, e monstra te tjere, Ketij FUFUQI eshte per ti thene te rrije e te marre ate pension qe me shume e ka me pare te gjakosura…GUAK komunist.

  4. Ky “djali i ri” gazetar, që ja ka përveshur intrigantit më të ndyrë, shkaktar të shumë vrasjeve politike në Shqipëri, Fatos Klosit, duhet përgëzuar që ka kurajon t’ja përplasë atij në sy të vërtetat.
    Ajo që bie erë të ndyrë, është se pse e ftojnë mediat e kapura nga Rama në studiot e tyre këtë fytyrë të vjetër të demaskuar si “rilindës” i krimit politik të diktaturës enveriste, që me ate fytyrën e tij prej dallkauku, të bëjë për të vjellë nga neveria pjesën më të madhe të shqiptarëve.

  5. Po Basir Collaku ka te drejte sepse eshte gazetar i rreshtuar politikisht.Ka qene kreu i ATSH ne periudhen e sundimit te dyte te Berishes.Thirr analiste te pavarur jo si ky qe permenda.Ky gazetar me kujton te ndjerin Andrea Stefanin qe ishte kryekeput analist politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *