Pjerin Ndreu, Paulin Stërkaj, Klotilda Ferhati, Bashkim Fino, dhe Xhemal Qefalia janë deputet socialistë që do të jenë pjesë e komisionit hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kryetar i këtij Komisioni do të jetë deputeti demokrat Edi Paloka, ndërsa nënkryetare socialistja Ermonela Felaj.
Anëtarët e tjerë të PD-së në Komisionin hetimor për Tahirin do të jenë si vijon: Enkelejd Alibeaj, Myslym Murrizi, Flamur Noka.
Po ashtu mësohet se nga LSI-ja anëtar do të jetë deputeti Endrit Brahimllari.
Komisioni Hetimor për Tahirin u miratua nga Kuvendi rreth 10 ditë më parë.
Deputetet e të dyja palëve kanë rëndë dakord për të ngritur një komision hetimor parlamentar për Saimir Tahirin të cilët e miratuan me 121 vota pro dhe asnjë kundër.
It’s playing games tju vi turp pleha maskarej deputetsh dy palet.Talluni me popullin e shkret
Burdhat me te mire te kombit qenkan ne komision, njeri me mut se tjetri, pa perjashtim