• |
ide | kryesore

Flet ambasadori rus në Tiranë: Akuzat e disa qeveritarëve, njëlloj si të Enver Hoxhës

Lajme, Të fundit



Ambasadori i Rusisë në Tiranë thyen heshtjen në kulmin e akuzave mes qeverisë dhe opozitës për çështjen e kontratave të lobimit të PD-së. Në një intervistë për emisionin “Java” në RTSH, ambasadori rus Aleksandër Karpushin thotë se është habitur me qëndrimin e disa qeveritarëve që përpiqen të demonizojnë Rusinë me nojë retorikë të ngjashme me atë të Enver Hoxhës.

“Kohët e fundit na kanë habitur jashtë mase përpjekjet e disa mediave shqiptare, por edhe të disa përfaqësuesve të organeve shtetërore, për demonizimin e Rusisë. Të krijohet përshtypja që qëllimi i tyre është për të bindur qytetarët shqiptarë se vendi ynë është një “perandori e së keqes”, ndërsa “rus” do të thotë “armik”.

Deklaratat e fundit që kemi dëgjuar për “tentakulat e Moskës”, të cilat gjoja janë shtrirë në të gjithë rajonin e Ballkanit, ngjanë më së shumti me retorikën e kohës së Enver Hoxhës, por aspak me deklaratat e politikanëve të një vendi modern dhe demokratik.

Po të vazhdojmë të ecim me këto ritme, mund të arrijmë në një pikë kur edhe adhuruesit e Dostojevskit dhe Tolstoit do të stigmatizohen si “agjentët e Kremlinit”. Në mendimin tim, kjo është një tendencë shumë e rrezikshme” – tha Karpushin. Ai mohoi përfshirjen e qeverisë ruse në zgjedhjet amerikane apo të çdo lloj vendi tjetër në politikën e brendshme. ©LAPSI.al



4 Comments

    1. i nderuari ambasador ,arritet piken stop te pakalushmerise dhe rrezistences qe ne gjuhen e politikes dhe diplomaci keni kaluar vin e kuqe ndolleni buz ekstremit,rusia ishte nje nga aktoret e coptimit etnik shqiptare,per 1 shekull ,ku po te dhogariten demet qe u jan shkaktuar ne nje shekull 15 milion shqiptare ne cdo sfere te jetes ,ju nuk mund tua demshperbleni shqiptareve me asgje,tashme ketu nuk ka popiltika qeveritare ligje qe ju mbeshtesin mbasi gjeth mbeshtetjen qe ju ndertuat brenda nesh ,ka prekur fundin mbasi eshte nje kundermbeshtetje qe ju sfidon te gjitheve qe quhet komb popull 15 milion banore qe i keni hellur ne rrugeve te botes ne nje shekull ku tashme askush nuk pranon me kosto qe rrjellin nga ky banditizem shekullor ndaj shqiptareve ,ka zgjim mbar kombetore dhe shqiptaret kerkojne jo me shum dhe jo me pak se aq sa kerkon cdo banore i tokes per veten e vet cfar do te kerkonit dhe vet juve te drejten e vet natyralitetin i te drejtes dhe administrimit duke konfirmuar nga mezi vet ullheqesit e drejte dhe normalitetin ne administrimin dhe menaxhimin e vetvetes te drejtave te veta vet duke shfuqizuar cdo marrveshje korruptive te deritashme ,duke qen vet shqiptaret drejtues dhe menaxhues ne shtepin e vet sepse te drejtat i krijoj dhe percaktoj vec zoti ne na mbetet vetem ti respektojme kete do ta benit dhe kerkonit dhe juve ne vendin tuaj nese dikush do tentonte tua bente ate cfar ju i bete kombit shqiptare ne nje shekull ,un fola ne emer te 15 milion shqiptareve sepse eshte e drejte dhe fola ne emer te se drejtes sepse te derjeten e kerkon cdo banor i tokes dhe padrejtesi tu behet nuk pranon askush ,por shum shpejt njezeri do te degjoni nje komb te thojne keshtu sepse e drejta eshte mundesia e jetes zgjilljes dhe shpreses dhe ne kemi te drejte te jetojme me te drejtat tona ne token dhe vendin mijavjecare te te pareve tane ku zoti mallerishem na mundesoj ,shqiptaret nuk urrejn asken por shqiptaret duan te marrin cfar u takon cfar meritojne shqiptaret nuk duan te ken armiq vecse gjith miq por ashtu sic rrespektojme duhet te na rrespektojme ,ky eshte mendimi im mbi barbarit 1 shekullore mbi ne

  1. Nuk e dime se a din my ambasadori rus se sekretari i partine punes spitalit Tiranes dhe mjeku qe iu ngjit si muti mbas kepuces familjes Enver Hoxhes ka qene dje ne krye te shtetit dhe sot defakto ne krye te opozites !?

  2. shpresoj qe fuqit e mella te mos i shohin dhe vlersojne gjerat me syrin e interesit [padrejtesis masi padrejtesia ne zhvillimin e vet ka kosto dhe cmim qe paguhet dhe tashme kostot si pranon askush,por ti shohin me syrin e rendesis vleres te drejtes duke qen se e drejta haku ka dobi pozitivitet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *