• |
ide | kryesore

‘Lulzim Basha të ndiqet penalisht’, Rama poston videon me deklaratën e fortë të PS

Lajme



Menjëherë pas dalje së Lulzim Bashës në një konferencë për shtyp, ka reaguar edhe kryeministri Rama. Ai ka postuar një dalje të Taulant Ballës në facebook-un e tij ku thuhet se partia demokratike duhet të marrë përsipër të gjitha përgjegjësisë për financimin e paligjshme të çadrës. Ne video thuhet gjithashtu se ky financim i errët ku janë përfshirë edhe oligarkë rusë janë arsye që Basha të ndiqet penalisht.

Lulëzim Basha dhe Partia Demokratike duhet të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimin e paligjshëm në kohën e “Çadrës së Republikës së Re”. Burimet e errëta të atij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo PD e marrë peng prej tij, të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm – Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla” – shkruan Rama.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *