• |
ide | kryesore

Rama rrëfehet / Ja pse mu mor fryma gjatë fjalimit

Arkiva, Të fundit



Në fjalimin që Edi Rama mbajti për qytetarët pas protestës masive në Tunelin e Kalimashit kundër taksës për Rrugën e Kombit, u vu re një detaj. Atij i merrej fryma gjatë gjithë kohës gjë që nuk e lejonte të kishte peformancën e duhur gjatë leximit. Pasi disa media mes tyre edhe lapsi.al E vunë re këtë anomali kryeministri ka shpjeguar arsyen.

Ai thotë se e ka ndjerë këtë deklaratë dhe përgjegjësinë e detyrës që ai mban, ndaj edhe ka pasur rrahje zemre tej normales.

“Kam një lajm për ata që merren me frymëmarrjen time në komunikimin e sotëm: Kam gjak shqiptari jo llum kazani në vena. Zemrën e kam në vend jo në zorrë. Mish e shpirt i kam në dispozicion të detyrës dhe të atyre që e duan këtë vend megjithë mend e këtë popull megjithë zemër!”, shkruan Edi Rama në Facebook.



13 Comments

  1. nese na don na kthe pronat fizikisht qe na jan grabitur , vendos ligje te drejta sheberbej ceshtjes kombtare nderto nje plan zhvillimi 1 ne sistemi arsimor me formim adekuat permes vlerave 2 sistemin financiar moos merr borxhe duke zhytur vendin ne borxhe administro pasurit kombetare ne dobi te bashkombasve rritjen dhe permirsimin e cilsis jetes ,fol drejt dhe mbaj premtimin ,e shum te tjera si keto do quhesh ullwheqes i drejte por ajo qe u ka lindur ne gjak sejcilit prej jush duket ne politik ligje ligjvenes ligjzbatues,e tregojne faktet raliteti , fatkeqesia jone ishte te vuajm por jo gjat

  2. Rama: ” Se edhe unë si çdo shqiptar kakainës, kokainë i them. Ska bir nëne e burkurve, që të tërheq dy viza një pëllëmbë të gjata dhe të mos i lëviz kraharori si kacek kovaçi. “

  3. Edhe HIJENAT, zemren e kane te madhe se me shume mendojne per vehte. Po ju kush jeni z KM me ato qe i ke bere ketij populli?

  4. “nuk do të paguajnë njësoj si të tjerët”

    Ky nuk heq dore nga trau i koncesionareve.
    Lek i madh. Nuk i thone pak 30 VJET

    Kur ishte ne Opozite, per te ardhur ne pushtet kerkonte “MOSBINDJE CIVILE”

    Tani kerkon “BINDJE Civile”, per te mbrojtur nje hajduteri qe do zgjase 30 vjet.

    Ky kerkon qe nje brez i tere Shqiptaresh te ushqeje disa Qeveritare dhe Koncesionarin per 30 vjet.

    Ta shet dhe per nder, e quan dhe prone e perbashket, te ve dhe traun, te kerkon dhe leke per IZOLIMIN dhe rrenimin ekonomik dhe shoqeror, qe sjell ky shfrytezim hileqar,

    Rentieret te perdorin pronat e tyre ne biznese te tjera, dhe jo ne kufizimin e levizjes se lire.

  5. E humbet kontrollin e vetes e i vështirësohet frymëmarja si pasojë e rrahjes së sforcuar të zemrës, ai njeri që e ndjen se po i vjen fundi marrëzive të tij. Ai që ka bindjen që veprimet i ka kryer në dobi të kombit e humanizmit e jo për përfitime personale, është në gjëndje të ruaj qetësinë e të flasë normalisht me qetësi e me argumenta.
    Nuk po shkoj farë tek paraqitjet skandaloze të kryeministrit shqiptar në parlament, ku nuk di të flasë qetë e me argumenta por veç me batuta sharrjesh ordinere, duke ju larguar thelbit të asaj që duhet të thotë e kritikave flagrante që i drejtohen.
    Mjafton të lexosh ofendimet që ju bën ai qytetarëve që e kritikojnë në rrjetet sociale, për të kuptuar se ky person nuk është në vendin e duhur. Ai flet me qytetarët jo si kryeministër, por si një “garrip” i lagjes.
    Puna më e mirë , si për vetë Edi Ramën, ashtu edhe për ata që vërtetë pa hile ja duan të mirën, është që ai të mbledhë mendjen e të japë dorheqjen duke deklaruar me sinqeritet se unë nuk jam për këtë punë.
    Çdo zgjatje e kësaj situate me këtë kryeministër, që në vënd të mendojë me kokën që ka mbi supe, mendon me kokën tjetër poshtë, veçse do të çojë Shqipërinë drejte shkatërimit, e me sinqeritet e me keqardhje mund të them, se do ta çojë këtë njeri drejtë vetëvrasjes.
    Rama duhet parë si objekt patollogjik psikollogjik.
    Mendësia e tij është e njëllojte me ate të cilit i ishte mbushur mëndja se është “kokër misri” e do ta hanë pulat, prandaj ka një mllef e urrejtje të tillë për “pulat”, siç i sheh ai qytetarët e këtij vendi.

  6. Ky njer we makaronat I hante me kusi,por cfare piruni perdorte qe e fuste gjithe sahanin me goje menjehere?
    Babezitur,nuk ngopet kurre

  7. Frymemarrja eshte gje qe rregullohet o kallom i gjate. Po shqiptaret do te ta marrin shpirtin me keto qe po ben, dhe marrja e frymes do te te duket lluks …….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *