• |
ide | kryesore

Mediat gjermane zbulojnë ç’thuhet në raportin e BE për Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Mediat gjermane që kanë publikuar pjesë të raportit të progresit të BE për vendet aspirante. Aty theksohet perspektiva për anëtarësim për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Negociata po zhvillohen aktualisht me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa komisioni kërkon që t’i zgjerojë dhe në kuadër të progresit të arritur, ka rekomanduar hapjen e tyre edhe me Maqedoninë e Shqipërinë” – thotë raporti.

Komisioni kërkon që qeveritë e këtyre vendeve të mos lënë vend për dyshime për orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik dhe të shfaqin vendosmëri e progres të pakthyeshëm.

Komisioni kishte përmendur më herët vitin 2025 si datë për anëtarësimin e vendeve ballanike, por këtë herë nuk jep referenca kohore, citon TCH.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të vijnë në Tiranë për të dorëzuar raport progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup.



1 Comment

  1. mogherini dhe hahn si gjithmone do te marrin valixhet me euro nga parate e gomareve ,do ti bejne pak qejfin rames dhe ne fund jane delet qe do marrin hurin ne .ythe. ne fund prit gomar te mbije bar,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *