• |
ide | kryesore

Basha-Mogherini, takimi i shpejtë në ambjentet e aeroportit (VIDEO)

Arkiva



Takimin me përfaqësuesit e opozitës shqiptare, Federika Mogherini e zhvilloi në qendrën e informimit të Bashkimit Europian në Tiranë.
Aty shkuan Monika Kryemadhi nga LSI dhe Edi Paloka nga Partia Demokratike.

Lulzim Basha, që kthehej nga Gjermania e takoi Mogherinin në ambjentet e aeroportit Nënë Tereza.

Një takim kortezie i shpejtë dhe i paplanifikuar, ku bie në sy shmangia që Basha i bën Romana Vlahutinit. Pas një shtrengimi të ftohtë duarsh, kreu i PD-së fokusohet i gjithi tek biseda me Mogherini.

Video më poshtë:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *