• |
ide | kryesore

Burg shqiptares në Britani, aplikoi për transplant të veshkës, por i zbuluan dokumentat false

Lajme, Të fundit



Gjykata e Britanisë së Madhe dënoi me 14 muaj burg Fatmira Tafën, një grua nga Shqipëria pasi u zbulua se përdorte dokumenta të falsifikuara për të jetuar në Kardif.

31 vjeçarja kishte siguruar një pasaportë false duke u hequr si shtetase greke me emrin Eleni Manola. Fatkeqësisht për të, gruaja u prek nga një sëmundje në veshka dhe aplikoi për një transplant. Daily Mail shkruan se transplanti do të kishte kushtuar 72 mijë paund, por gjatë aplikimit emigrantja u zbulua dhe u arrestua.

Fatmira Tafa tregoi se ishte fshehur në një kamion për të hyrë në Britaninë e Madhe ku e priste i dashuri i saj. Pavarësisht se nuk kishte rekorde të tjera kriminale dhe e sëmurë, Gjykata e Kardifit e dënoi me 14 muaj burg.



1 Comment

  1. Ore, jane ne vete keta anglezet apo jo!?
    Ne duam te lirojme vandalet qe shkaterrojne pronat e perbashketa me me gure vare, sulmojne policine e shtetit me cfare te munden, ndersa keta denojne nje fakire qe ka hyre ne Angli me dekumenta fallco dhe nuk ka levizur asnje qime floku atij vendi.
    O burra te protestojme dhe te shkaterrojme cfare te na dale perpara!
    Liri demokraci, liri demokraci, liri demokraci, urrrrrrrraaaaaaaaaaaaa………………………………………………………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *