Sipas Sem Fabrizit, ambasadorit të BE-së në Serbi, dialogu me Prishtinën është element kyç në negociatat e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Fabrizi deklaroi se Serbia duhet të angazhohet më tej në dialogun me Kosovën.
“Dialogu me Prishtinën është element kyç, dhe në raport është konstatuar se Serbia duhet të angazhohet edhe më tej në zbatimin e asaj që është dakorduar për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme” – u shpreh Fabrizi në konferencën e përbashkët me Jadranka Joksimoviç, ministren serbe të Integrimit Europian.