• |
ide | kryesore

Jetojnë në çadra, vuajtjet e familjeve shqiptare që kërkojnë azil në Francë

Lajme, Të fundit



Katër tenda me familje shqiptare janë vendosur në rrugën “Étienne Billères” të Komunës Haute-Garonne në Francë prej ditësh. Bëhet fjalë për dy familje shqiptare me pesë fëmijë, të cilat presin këshilla për orientim rreth kërkesës së tyre për azil.

Në Francë, shqiptarët janë ndër të parët që parashtrojnë kërkesa për azil në rrethinën e Tuluzit. Sipas kësaj komune, shifrat e tilla janë rritur fort gjatë vitit të kaluar, në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2016, Shqipëria radhitej e para në Francë për kërkesa të azilit, me 7 432 kërkues të regjistruar nga autoritetet përkatës franceze.

Disa hapa më larg janë vendosur shqiptarë të tjerë, me tenda të thurura nën ballkonet e francezëve. Familja Çupi e rrëfen kështu fatin e saj: “Dy vite e gjysmë në Lille, kërkesa e parë për azil i është refuzuar, më pas kthimi në Gjermani para se të rikthehen në Francë”, shkruan “La Depeche”.

Fillimisht në Dunkerque, e më pas në Tuluz prej tre javësh. Në brendinë e tendës dy vogëlushe të shqetësuara të moshës tre e pesëvjeçare. Njëra nga to është e lindur në Francë. Familja shpjegon se rregullisht i bie numrit telefonik 115, numër ky që u është dedikuar të pastrehëve, por asnjëherë deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.



2 Comments

  1. Macro i thot Ednivit , mos u boj shume garip me ne se njerezit e vendit tend jane ne kete situatë ….. pra ti mund te dalesh kundra ljuse por jo kundra “petit napoleon” dhe ilirit skraparo-llise.

    1. ata te kthehen se mendojne se jeta jashte eshte e mire, bota eshte e eger edhe nuk u intereson, ka plot franceze qe jetojne ne varferi, shqiptaret ikin se mendojne e kane te shtruar cdogje, por mos haroni se shqiptaret kane bere para vetem ata qe jetojne ne shqiperi, edhe jo kush punon me krah ne europ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *