• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë brenda lokalit në Vlorë, policia sqaron ngjarjen

Lajme, Të fundit



Në vendin e quajtur “Sahati” në Vlorë, një 31-vjeçar qëlloi një herë me armë zjarri brenda një lokali.

Policia sqaroi se ngjarja ndodhi rreth orës 17:39, kur 31-vjeçari Besmir Gj. hapi zjarr në lokal.

Nga e shtëna nuk ka të plagosur, edhe pse fillimisht u raportua ndryshe. Një masakër e mundshme është parandaluar nga efektivët e policisë të pranishëm aty, të cilët u ndihmuan edhe nga persona të tjerë që gjendeshin pranë.

31-vjeçari u neutralizua pasi qëlloi me armë. Ai tani ndodhet në komisariat në Vlorë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.



2 Comments

  1. Nuk kini pare asgje akoma–Pazaret e droges po bejne te veten ,do shfarosin njeri tjetrin. Keto jane arritjet e ”suksesshme”-te kesaj qeverie te drogmeneve .

  2. vrasje ,tritol,kokain esht ber vlora thua se don me e zavendesu kolumbin.kur ke shizofren si rama dhe jasteket e grideldes bejn femij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *