• |
ide | kryesore

Përdhunimi i minorenes në Fier, tre të rinjtë dalin para gjykatës

Lajme, Të fundit



Gjykata e Fierit ka lënë në burg tre të rinjt të arrestuar pasi akuzohen për tentativë përdhunimi ndaj një të miture në fshatin Arapaj të Roskovecit.

Në pranga tre ditë më parë ranë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç. Në orën 13:00 të ditës së djeshme, kur tre të arrestuarit Jorges Dosti 24 vjeç e Marjus Çalamëni 24 vjeç nga fshati Arapaj dhe Redion Tereziu 22 vjeç nga Vloshi i Bashkisë Roskovec kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së Fierit, kanë qenë të pranishëm edhe familjarë dhe i ati i Marjusit, Izet Çalamëni, të cilët kanë pretenduar se i afërmi i tyre ishte i pafajshëm.

Ata kanë pohuar se Marjusi ka qenë duke vjelë domate në kohën kur ka ndodhur ngjarja dhe se disa shokë të tij i kishin kërkuar atij biçikletën. Babai i tij theksoi më tej se policia ia kishte arrestuar të birin vetëm në bazë të kësaj prove, pra, biçikletës së gjendur në vend. Megjithëse del në mbrojtje të të birit, Izet Çalamëni i bëri thirrje drejtësisë ta “varin atë, nëse ai do të gjendet fajtor në sajë të provave”.

Tre të rinjtë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë.

I arrestuari Jorgest Dosti mesohet se ka folur shpesh ne rrjetin social Facebook me vajzen dhe e ema e Orgestit e merrte ta ndihmonte per te mbjelle e vaditur lulet tek kopeshti i shtepise qe po ndertohej, aty ku ndodhi edhe ngjarja.

Dyshohet se Dosti e ka inskenuar të gjithë situatën dhe e ka ftuar vajzen ne shtepinë e paperfunduar ku ishin edhe dy shoket e tij.

Policia tha se nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se tre të dyshuarit kanë vepruar me paramendim pasi ishin kujdesur edhe të vendosnin shtroje në vendin ku do të kryenin krimin e tyre. Ndonëse se familjarët e Marjus Çalamënit kanë pretenduar se 24-vjeçari ka qenë duke vjelë domate në momentin e ngjarjes dhe se biçikletën jua kishte dhënë shokëve të tij, nga hetimet paraprake është konkluduar se të tre të arrestuarit, Jorges Dosti, Marjus Çalamëni dhe Redion Tereziu kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin për kryerjen e këtij krimi. Mësohet se nga përgjimet ambientale të kryera pas shoqërimit të tre të rinjve ata kanë diskutuar të tre me njëri-tjetrin se si do të deklaronin kur të merreshin në pyetje.

Nga përgjimet është konstatuar se 24-vjeçari Jorges Dosti ka qenë edhe organizatori i planit për dhunimin e të miturës. Ai mësohet t’u ketë thënë të dy shokëve që të mos e pranojnë ngjarjen. Marjus Çalamëni u ka kërkuar mendim dy shokëve se si do justifikonte faktin se në vendngjarje kishte mbetur biçikleta e tij. Jorgesi e ka këshilluar të shprehet se biçikletën ja kishte dhënë një shoku dhe nuk e di se ku e kishte lënë shoku i tij. Po ashtu nga përgjimet dhe hetimet e deritanishme është konkluduar se 24-vjeçari Jorges Dosti që ishte edhe fqinj me të miturën ka planifikuar dhe organizuar krimin, ndërsa është ndihmuar nga dy shokët e tij Redion Tereziu dhe Marjus Çalamëni, ku ky i fundit mësohet të ketë luajtur rolin e rojes deri në momentin që u zbuluan nga familjarët e 13-vjeçares.

Nisur nga këto prova që prokuroria i ka paraqitur ditën e djeshme gjykatës,shkruan Balkanweb, kjo e fundit ka vendosur të caktojë masën e sigurisë arrest në burg ndaj tre të ndaluarve, masë që pritet të rivlerësohet nga gjykata e të miturve në Vlorë, ku edhe do të zhvillohen procedurat e mëtejshme të kësaj çështjeje për shkak të kompetencën. Tre te arrestuarit e sipërcituar akuzohen për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal. Ngjarja e ndodhur ka lënë pasoja të pariparueshme tek e mitura, pasi sipas familjarëve veç tronditjes psikologjike dhe dëmtimeve fizike, ata janë detyruar që ta largojnë nga fshati dhe nga shkolla e saj me qëllim që të mospërballet me mentalitetin e moshatarëve të banorëve të tjerë të fshati.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *