• |
ide | kryesore

Radhë të gjata në Kakavijë, policia krijon vonesa nga kontrolli me skaner

Lajme, Të fundit



Udhëtarët që dalin drejt Greqisë nga Kakavija thonë se po përballen me radhë të gjatë dhe vonesa në pikën kufitare. Policia po ushtron kontrolle të rrepta kundër tentativave për trafik droge apo udhëtarëve që shkelin rregullat e lëvizjes në zonën Shengen. Të gjitha mjetet e tonazheve të rënda, përfshirë edhe autobusët e linjave ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve duhet të kalojnë në procesin e skanimit.

Policia po ushtron kontrolle të rrepta në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike dhe shkeljen e rregullave të lëvizjes në zonën Shengen.

Të gjitha mjetet e tonazheve të rënda, përfshirë edhe autobusët e linjave ndërkombëtare të transportit të pasagjerëve, duhet të kalojnë në procesin e skanimit. Por kjo situatë po shkakton radhë dhe pikën kufitare, ku qytetarët ankohen për vonesa dhe pritje te gjata.

Krahas mjeteve, rëndësi i kushtohet edhe parandalimit të qytetarëve që nuk plotësojnë kushtet të udhëtojnë në zonën Shengen.

Ndërkohë Drejtoria e Policisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, thotë se procedurat janë normale për mjetet e mëdha, ndërsa mjetet e vogla kalojnë në procesin e skanimit sipas analizës së rriskut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *