• |
ide | kryesore

Protesta e opozitës, PD merr 4 orë leje në polici

Arkiva



Ndonëse një ditë më parë u raportua se protesta e opozitës do të ishte pa afat, Partia Demokratike sot ka marrë leje në polici për 4 orë. Opozita kërkon largimin e ministrit Fatmir Xhafaj, pas publikimit të përgjimeve ku pretendohet se është vëllai i tij që bën pazare droge. Ndërkohë që përgjimi është dërguar për ekspertim jashtë vendit, për të mësuar nëse është vërtet zëri i Agron Xhafës apo jo. Rama nga ana tjetër dy ditë pas publikimit të përgjimit ishte shprehur se ai ishte autentik dhe këtë e kishte konfirmuar nga një agjenci e specializuar jashtë vendit, ndonëse s’pëmendi kurrë emër të saj, duke lënë të kuptohet se në fakt ai po gënjen për të diktuar rezultatin final që do të shpallë Prokuroria.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *